7 aktivitete verore për fëmijën tuaj, në mënyrë që të mos qëndrojë në diell

0 0

Pushimet verore janë një kohë e mrekullueshme për fëmijët – ata mund të mësojnë gjëra të reja, të përvetësojnë hobi të reja dhe të relaksohen para fillimit të vitit të ardhshëm shkollor. Ndërsa verërat po bëhen çdo vit e më të nxehta, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të dalësh gjatë ditës dhe të kënaqesh plotësisht nën diellin përvëlues.

Kjo ndoshta bën që për të mos e lënë fëmijën në diell në pikun e vapës, t’i lemë në dorë telefonin apo ta lemë para televizorit. Mirëpo kjo nuk është zgjidhje e mirë.

Çfarë duhet të bëni në verë që fëmijët të shijojnë pushimet pa u djegur nga dielli dhe pa ndjenur para ekraneve të TV apo telefonit?

Mbrëmjet e verës janë shumë të nënvlerësuara. Drita e diellit është më pak e fortë, moti është më i freskët, dhe gjithmonë ka një puhi ere freskuese.

1.Shëtitje me biçikleta në mbrëmje. Një xhiro me biçikletë gjatë mbrëmjeve me fëmijën tuaj, ju ofron argëtim familjar por ju ndihmon edhe për të mbajtur aktivitetin fizik të fëmijës suaj nën kontroll. Nëse nuk mundeni vetë, nxiteni fëmijën të ngasë biçikletën pasditeve me shokët por kujdesuni për vendin që do të zgjedhin, në mënyrë që të mos ketë pjerrësi dhe të mos ketë qarkullim të madh të automjeteve.

2.Vrojtimi i yjeve dhe kamping. Fëmijët ngazëllehen me idenë e qëndrimit jashtë gjatë gjithë natës. Për ta bërë situatën të duket shumë argëtuese mund të shikoni yjet me fëmijën tuaj, duke ngritur një kamp jashtë për të gjithë familjen. Mund të zgjidhni një udhëtim në fundjavë larg qytetit tuaj, ose nëse jetoni në një shtëpi private mund të zgjidhni kopshtin ose tarracën për të fjetur jashtë. Bëni një çadër të vogël, mbushni hapësirën me ushqime dhe ujë dhe mësojuni fëmijëve për yjet apo planetet. Mos harroni të merrni masa për mushkonjat, pasi ato mund të përbëjnë një kërcënim për shëndetin e fëmijës tuaj gjatë verës. Një mënyrë e shkëlqyer për të parandaluar pickimet e mushkonjave (sidomos gjatë natës) është përdorimi i një kremi kundër mushkonjave.

3.Vendosni një enë me ushqime për zogjtë. I nxehti i diellit është njëlloj i bezdisshëm, si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët apo shpendët. Njëlloj si ne që përpiqemi t’i qëndrojmë larg diellit, ashtu edhe zogjtë do të përpiqen të fshihen diku. Në mënyrë që të mësoni fëmijën të ndiejë keqardhje dhe të dhurojë mund të vendosni një enë pranë dritares, nën një hije dhe ta mbushni me ujë dhe ushqim për zogjtë. Kjo do të jetë edhe një kohë shumë e mirë për t’u kaluar së bashku.

4.Piknik në park. Një moment i mirë për të shkuar në një park është gjatë pasditeve. Bëni disa ushqime të shijshme dhe të shëndetshme, merrni letra, kapele dhe krem dielli. Parqet jo vetëm që do ta lejojnë fëmijën tuaj të vrapojë e të luajë lirshëm, por gjithashtu do t’ju japin juve momente relaksuese. Merrni një libër për të lexuar ndërsa fëmija luan.

5.Bëni not. Notimi është një aktivitet i mirë për pasditet e verës, I argëton fëmijët dhe I mban ata aktivë e të shëndetshëm. Notimi në mbrëmje është relativisht më i mirë se noti i mëngjesit pasi dielli perëndon ngadalë dhe ka pak mundësi për t’u djegur nga rrezet.

6.Luani me top. Ndajeni familjen në dy skuadra dhe luani me top pasditeve. Mund të luani dhe një lojë me të kapura. Në këtë mënyrë si ju dhe fëmija juaj do të bëni stërvitjen e nevojshme pa u lodhur për shkak të dritës së diellit. Mos harroni kremin kundër mushkonjave.

7.Luani kukafshehti. Edhe kjo është një lojë që do t’ju shijojë shumë ndërsa jeni duke kaluar pasditen me fëmijët.

Lexo edhe:Keshilla per te kaluar veren me femijet e vegjel






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X