Sa aktivitet fizik zhvillojnë fëmijët në ditët e sotme dhe si ndikon në zhvillimin e inteligjencës?

0 0

 

Brezat e rinj në ditët e sotme, janë në rrezik për mos zhvillimin e inteligjencës motorike, dhe kjo mund të shkaktojë pasoja të rënda kur të rriten. Kjo është mbështetur nga një studim britanik botuar në Medical Journal of Sports Medicine, sipas të cilit djemtë nga 75 minuta në ditë që shpenzonin për aktivitet fizik kur ishin 7 vjeç, tani që janë 15 vjeç shpenzojnë 51 minuta, ndërsa vajzat nga 63 deri në 41 minuta. Edhe Akademia Amerikane e Pediatrisë paralajmëron që tashmë fëmijët luajnë shumë më pak, nuk dalin më jashtë në natyrë dhe preferojnë më tepër të shpenzojnë kohë me pajisje dixhitale.

Nga 7 në 15 vjeç

Për të arritur rezultatet e tyre, studiuesit britanikë kanë monitoruar ushtrimin fizik të 400 fëmijëve dhe adoleshentëve mes moshës 7 dhe 15 vjeçare duke i aplikuar atyre një sensor të aftë për të regjistruar kohën e shpenzuar për lëvizje dhe sport.

Dy orë në ditë aktivitet i nevojshëm

Faza për zhvillimin e të ashtuquajturës “inteligjencë motorike”, fillon rreth moshës gjashtë vjeçare për të përfunduar mes 10 dhe 12 vjeç, dhe zhvillimi adekuat i këtij kapaciteti ka nevojë për të paktën dy orë ushtrimi të përditshëm, megjithatë fëmijët sot nuk luajnë jashtë ashtu siç bënin disa vite më parë.

“Për të ndryshuar këtë prirje është e rëndësishme të ndërhyhet në nivele të ndryshme, edukimin e familjeve me jetesë aktive, por edhe duke rritur në qytetet tona hapësirat dedikuar lojërave dhe të lëvizjes”, këshillojnë ekspertët.

Kujdes!

Zakonet e këqija të ushqyerjes dhe mungesa e aktivitetit fizik ndikojnë në rritjen e numrit të fëmijëve obezë, që sjell probleme të tjera në shëndet.

Lexo edhe: Si ndryshon aktiviteti fizik tek femijet me kalimin e viteve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X