Nëse flini me dritën ndezur ose me televizor mund të bëheni obeze, ja pse

Ata që janë të ekspozuar ndaj dritës artificiale të çdo lloji në mbrëmje kanë 17 për qind më shumë gjasa për të fituar peshë, thotë një studim I fundit.




0 0

Disa gra u studiuan për pesë vite dhe ato që flinin me dritë ndezur kishin fituar më shumë peshë sesa ato që flinin me dritë fikur.

Studiuesit besojnë se kjo është për shkak se gjumi ishte ndërprerë – gjë që ndikon në balancimin e hormoneve dhe i bën njerëzit të kërkojnë ushqim kalorifik.

Ekspertët thanë se ky studim shton dëshmitë kundër ndriçimit artificial para gjumit dhe gjatë tij.

Studimi është bërë nga Instituti Kombëtar i Shkencave të Shëndetit Mjedisor në Karolinën e Veriut, dhe përfshinte rreth 44,000 gra të regjistruara në grupin e Studimit.

Gratë nuk kishin histori kanceri ose sëmundjesh kardiovaskulare dhe nuk ishin punëtore në turne, nuk bënin gjumë gjatë ditës dhe nuk ishin shtatzëna.

Ato i përkisnin moshës 35 deri në 74 vjeç, dhe treguan vetë sasinë e dritës artificiale ndaj së cilës ekspozoheshin gjatë natës.

Krahasuar me ato që nuk ishin ekspozuar ndaj dritës, gratë që flinin me dritë dhe televizor kishin 22 për qind më shumë gjasa që të bëheshin mbipeshë dhe 33 për qind më shumë gjasa të bëheshin obeze.

Autorët thanë se kjo mund të ndodhë sepse mungesa e gjumit ndryshon hormonet që rregullojnë oreksin.

Përveç kësaj, një gjumë i shkurtër do të thotë më shumë kohë qëndrimi zgjuar, dhe rrjedhimisht më shumë kohë për të ngrënë ushqim.

Hulumtuesit vunë në dukje se ekspozimi ndaj dritës artificiale gjatë natës mund të reflektojë sjellje jo të shëndetshme, siç është dieta e pashëndetshme,  stres dhe një stil më të ulët jetese, si dhe disavantazhe socio-ekonomike.

Kështu reduktimi i ekspozimit ndaj dritës artificiale gjatë natës ndërsa flini mund të merret në konsideratë për trajtimin dhe parandalimin e obezitetit.

Lexo edhe: Ky pozicion i gjumit mund t’ju përkeqësojë dhimbjen e shpinës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X