loading

Apnea e gjumit rrit rrezikun e kancerit tek grate, ja lidhja mes tumoreve dhe problemeve që shkaktojnë gërhitjen

0 0

Apnea obstruktive e gjumit (OSA) mund të rrisë rrezikun e kancerit te gratë – por jo tek burrat sipas një studimi.

Shkencëtarët grekë analizuan të dhënat nga 19,000 njerëz për të shqyrtuar nëse ka pasur një lidhje midis apneas së gjumit dhe kancerit.

Ata zbuluan se kanceri ishte më i përhapur në gratë me apnea gjumi se se tek gratë që nuk e përjetonin këtë gjendje.. Megjithatë, ky fenomen nuk ekzistonte tek meshkujt.

Miliona njerëz në mbarë botën kanë apnea gjumi, që mund të shkaktojë gërhitje.

Ekspertët thanë se zbulimet nuk duhet të alarmojnë njerëzit që gërhasin dhe paralajmëruan se nuk është hera e parë që kjo gjendje lidhet me sëmundjen e kancerit.

Ndryshimet në mënyrën e jetesës mund ta luftojnë këtë gjendje që shpesh shkaktohet nga mbipesha, pirja e duhanit ose pirja e alkoolit.

Apnea obstruktive e gjumit, ku rrugët e ajrit ngushtohen gjatë gjumit dhe ndërpritet frymëmarrja normale, mund të ketë një ndikim të madh në cilësinë e jetës.

Sipas studiuesve apnea mund të çojë në presion të lartë të gjakut, në goditje, sulm në zemër, ose zhvillimin e diabetit të tipit 2.

Studiuesit nga Universiteti Aristotel i Selanikut bënë studimin, duke përdorur të dhëna nga 5,789 gra dhe 13,767 burra.

Studimi vëzhgoi se sa herë vullnetarët përjetuan mbylljen e pjesshme ose të plotë të rrugëve të frymëmarrjes gjatë orëve të gjumit.

Ekspertët gjithashtu vëzhguan se sa herë gjatë natës nivelet e oksigjenit të gjakut të pjesëmarrësve ranë nën 90 përqind.

Të dhënat treguan se 388 persona – dy për qind – nga pjesëmarrësit ishin diagnostikuar me një kancer serioz.

Kjo përfshinte 160 gra, pra 2.8 përqind të grave të narra në studim dhe 228 burra, që është 1.7 përqind e të gjithë meshkujve në grup.

Shkencëtarët treguan se niveli më i ulët i oksigjenit në gjak, i shkaktuar nga kufizimi I frymëmarrjes mund të luajë rol në zhvillimin e kancerit.

Hulumtuesit gjithashtu thanë se rezultatet nuk provojnë se nëse apnea e gjumit shkakton një rrezik të kancerit.

Profesorja Anita Simonds, konsulente e mjekësisë së rrugëve të frymëmarrjes dhe të gjumit në Royal Brompton dhe Harefield NHS Foundation Trust, ishte skeptike për studimin.

Ajo tha: “Në këtë studim prevalenca e përgjithshme e kancerit ishte e ulët në vetëm dy për qind, prandaj pacientët me apnea nuk duhet të alarmohen nga ky hulumtim”.

Burrat me apnea gjumi  kanë më shumë gjasa të jenë të përgjumur, të gërhasin ose të ndalojnë frymëmarrjen në mes të natës.

Ndërsa gratë kanë më shumë gjasa të ndihen të lodhura, kanë pagjumësi, depresion dhe dhimbje koke në mëngjes.

Lexo edhe: Aktiviteti fizik zvogelon rrezikun e kancerit te gjirit

Posted in I pakategorizuar

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Doni që fëmija juaj të...

Duke u shpjeguar fëmijëve përfitimet e ngrënies së ushqimeve të shëndetshme do të rrisni konsumin e tyre. E rëndësishme është të përdoren shprehje që janë më të kuptueshme për ta,...

Pjepër jeshil apo portokalli, cili...

Të dyja këto fruta janë varietete të ndryshme të të njëjtit lloj me disa dallime mes tyre. Përfitimet shëndetësore Edhe pjepri jeshil edhe ai i verdhë përmbajnë shumë vitamina, minerale...

Helmimi i klorit, fëmijët përfundojnë...

Pushimiet e një familjeje morë një kthesë të frikshme për keq, dhe kulmi arriti kur u drejtuan me urgjencë në spital. Nëna e tre fëmijëve, Kathy Hartman ka rrëfyer ngjarjen,...

Bashkëshorti i lumtur ju zgjat...

Shumica e çifteve do të pranonin se lumturia e bashkëshortit të tyre u sjell gëzim në një farë mase, dhe kjo kënaqësi, jo vetëm që mund të sjellë një jetë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X