Dy faktorët që ulin rrezikun e kancerit

0 0

 

Për gratë që kanë më shumë shtatëzani rreziku i zhvillimit të kancerit të gjirit është zvogëluar me 50% krahasuar me ato që kanë vetëm një fëmijë dhe janë bartëse të mutacionit BRCA1. Kjo del nga një studim i shkollës së Shëndetit Publik të Universitetit Columbia.

Më pak rrezik edhe nëse jeni të predispozuar

Rreziku i kancerit të gjirit për bartësit e BRCA1 dhe BRCA2 është më i madh, por shtatzënitë e shumta dhe ushqyerja me gji mund ta zvogëlojnë këtë predispozitë: për gratë me mutacion BRCA1, rreziku reduktohet me 21% në rastin e 2 shtatzanive, 30% në rastin e 3 shtatzanive dhe 50% në rastin e 4 të tilalve. Për gratë bartëse të mutacionit BRCA2, nga ana tjetër, ekspertët nuk treguan një ulje të rrezikut përveç në rastin e 4 ose më shumë shtatëzanive.

Roli i hormoneve

Ekspertët shpjegojnë se ndërprerja hormonale e lidhur me shtatzëninë e parë mund të ketë një ndikim pak a shumë të rëndësishëm në rrezikun e kancerit të gjirit në varësi të moshës së konceptimit.

Vezoret

Kanceri i gjirit dhe kanceri i vezoreve të shkaktuara nga mutacione gjenetike BRCA 1 dhe 2, të njohur edhe si “mutacion i Jolie”, kanë 50% shanse të transmetohen nga të dy prindërit tek fëmijët, si djemtë ashtu edhe vajzat. Testet e BRCA janë një mjet i vlefshëm për të identifikuar praninë e çdo situate me rrezik të lartë gjenetik te gratë me kancer të gjirit ose të vezoreve dhe te gratë e reja të shëndetshme.

Ta dini!

Testi BRCA mund të kryhet në dy mënyra: i pari përbëhet nga një mostër gjaku, së dyti me analizën e indeve të tumorit.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji shpeton jete






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X