Ky pozicion i gjumit mund t’ju përkeqësojë dhimbjen e shpinës

0 0

Sa orë gjumi keni bërë natën e kaluar? Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, gjasat janë se nuk nuk keni fjetur mjaftueshëm. Dhimbja e shpinës zvogëlon shanset për të bërë gjumë të shëndetshëm.

Kjo dhimbje është shkaku më i zakonshëm i kufizimit të aftësive dhe arsyeja kryesore për të cilën vuajmë nga dhimbja e shpinës është një mospërputhje evolutive midis gjenetikës tonë dhe mjedisit.

Ekspertët pajtohen të gjithë se ne kurrë nuk duhet të flemë me bark. Duke fjetur në pjesën e përparme të trupit tonë përkeqësojmë dhimbjen e shpinës, të mesit dhe të qafës, si dhe  duke qenë se kemi nevojë për të marrë frymë, duke qenë i shtrirë me bark do të thotë që qafa jonë duhet të kthehet në njërën anë për periudha të zgjatura kohe.

Por ky stil i gjumit e bën të vështirë mbajtjen e një pozicioni neutral dhe për këtë arsye përfundon duke rrafshuar kurbën natyrore të shtyllës kurrizore për shkak të tendosjes në nyjet dhe muskujt tuaj. Jo vetëm që ky pozicion do të përkeqësojë dhimbjen tuaj të shpinës, por gjithashtu mund të çojë në qarkullimin e keq të gjakut, probleme me frymëmarrjen dhe probleme me shpatullat.

Rregullat për gjumin

Kompanitë e dyshekëve na shesin shtretër të butë që duken më të rehatshëm, por në fakt ato e rrisin problemin. Çelësi është që të kemi një jastëk të mirë dhe një dyshek sa më të qëndrueshëm që të jetë e mundur. Ju duhet të krijoni një pozicion që e vendos trupin tuaj (sidomos shpinën) në pozicionin më pak stresues ku të keni rehati më të madhe. Fjetja në anë ose në shpinë janë pozicionet më të mira, veçanërisht të rëndësishme nëse vuani nga dhimbja e shpinës.

Një dyshek tepër i butë bën që pjesa e mesme e trupit tuaj të zhytet në dyshek, duke vendosur kështu presion në nyjet tuaja legenit. Nga ana tjetër, një dyshek që është shumë i fortë nuk do të mbështesë siç duhet pjesën e shpinës.

Fjetja në shpinë.

Ky pozicion zakonisht konsiderohet pozicioni më i mirë për shëndetin kurrizor pasi zvogëlon presionin në anë dhe ndihmon në parandalimin e dhimbjeve të shpinës.

Fjetja në shpinë me një jastëk të vendosur nën gjunjë rekomandohet kryesisht sepse ndihmon në lidhje me shpinën, ijet dhe legenin. Por duke qenë se disa njerëz përpiqen të bien në gjumë në këtë mënyrë dhe janë të prirur për të gërhitur në këtë pozicion, alternativa e dytë më e mirë është të flini në anën tuaj.

Fjetja në anë. Edhe ky pozicion ju siguron mbështetje të trupit.

Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, duhet të përpiqeni të mbani kurbën natyrale të shtyllës kurrizore. Është e domosdoshme që trupi juaj të jetë i shtrirë vertikalisht. Kjo funksionon në qoftë se vendosni një jastëk të hollë midis gjunjëve, gjë që do të ndihmojë në mbajtjen e një shtrirjeje të duhur të shpinës dhe të mbani në të njëjtën vijë shtyllën kurrizore dhe qafën.

Korrigjoni lartësinë e jastëkut tuaj

Duke pasur shtrat dhe jastëk të vendosur në mënyrë korrekte do të thotë që ju do të bini në gjumë lehtë dhe gjithashtu nuk do të keni probleme me shpinën. Sugjerohet përdorimi i një jastëku që i përshtatet përsosmërisht formës së kokës dhe qafës dhe që do të zëvendësojë të gjitha jastëkët që humbasin qëndrueshmërinë e tyre.

Zgjedhja e dyshekut të drejtë

Dysheku juaj ndikon në gjumin tuaj dhe në shëndetin tuaj dhe mund të ndikojë në shtrirjen e shtyllës kurrizore siç është përmendur më lart, kështu që zgjedhja e një dysheku të drejtë është çështje jetësore.

Lexo edhe: Prinderit e rinj perballen me 6 vite mungese gjumi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X