Studimi: Prindërit e rinj përballen me 6 vite mungesë gjumi

0 0

Krijimi i një familje supozohet se siguron një gjumë të mirë gjatë natës por sipas një studimi të fundit mungesa e gjumit tek prindërit e rinj mund të vazhdojë për gjashtë vite.

Sipas kërkueseve, edhe tre muaj pas lindjes së bebes pushimi i prindërve gjatë natës nuk është më i njëjtë.

Kjo sigurisht ndodh për shkak të shumë ndryshimeve që ndodhin në përgjegjësitë e prindërve të rinj. Dhe ndërsa fëmijët nuk qajnë më, pasi rriten pak, ata mund të zgjohen, të sëmuren ose të kenë ankthe gjatë natës, ndërkohë që stresi dhe shqetësimi që ju transmetohet prindërve ndikon keq për gjumin e tyre,

I botuar në revistën Sleep, studimi tregoi të dhënat e mbledhura nga të rriturit në Gjermani, të cilët u intervistuan në periudhën 2008-15. Pjesëmarrësve iu kërkua që të vlerësonin cilësinë e tyre të gjumit në një shkallë prej 0 deri në 10, dhe u pyetën se sa orë gjumë kishin në një ditë normale të zakonshme dhe në një ditë normale të fundjavës.

Studiuesit u përqëndruan në përgjigjet e më shumë se 2,500 grave dhe pothuajse 2,200 burrave të cilët treguan se pas lindjes së fëmijës së parë, të dytë dhe të tretë, kishin mungesa të gjumit deri në 6 vjet.

Ekipi zbuloi se gratë raportuan një rënie të kënaqësisë së gjumit në vitin e parë pas lindjes së një fëmije, duke rënë mesatarisht 1.7 pikë  pas fëmijës së parë dhe pak më shumë se një pikë për fëmijët e dytë dhe të tretë.

Nënat gjithashtu humbën rreth 40 minuta gjumë në natë gjatë një viti pasi u bënë me fëmijë, pavarësisht nëse fëmija i tyre ishte i pari apo jo.

Analiza më e thellë e të dhënave tregoi se tre muajt e parë pas lindjes së fëmijës së parë ishin shumë rraskapitëse: gratë humbën pak më shumë se një orë gjumë krahasuar me kohën para se të mbeteshin shtatzënë.

Një gjë e ngjashme u pa edhe tek baballarët ndonëse efektet ishin më pak të theksuara. Edhe tre muaj pas lindjes së fëmijës së parë, baballarët humbisnin 13 minuta gjumë.

Ekipi tha se femrat ishin ende relativisht të privuara nga gjumi, si në aspektin e cilësisë dhe sasisë, katër deri në gjashtë vjet pas lindjes së fëmijës së parë. Kënaqësia e gjumit në përgjithësi ishte më e ulët se mesatarja, ndërsa kohëzgjatja e gjumit ishte rreth 25 minuta më pak.

Mungesa e gjumit dhe të jesh i privuar nga ai, ndoshta mund të jetë fizikisht dhe emocionalisht e lodhshme. Mundohuni të mos shqetësoheni për gjëra që nuk janë thelbësore në një familje dhe pranoni ndihmë kur ju ofrohet.

Ndërprerja e gjumit mund të jetë e vështirë dhe e lodhshme, por mbani mend se nuk do të zgjasë përgjithmonë.

Lexo edhe: Seksi pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X