Seksi pas lindjes

0 0

Sigurisht që edhe kjo është një pyetje që mund t’ja bëni mjekut tuaj pa pasur frikë apo turp. Është diçka tepër natyrale dhe nuk keni arsye pse të stepeni, mund të flisni me mjekun dhe partnerin në çdo moment në mënyrë që të keni sa më pak vështirësi, sidomos pas lindjes.

Seksi pas lindjes, frika e gruas

Zakonisht lidhet me epiziotominë (qepjen vaginale) por edhe me plagën e operacionit, e cila është edhe më tepër e madhe krahasuar me lindjen normale. Gjithçka varet nga aftësia e gruas për të rikuperuar.

Kur mund të kryej marrëdhënie seksuale pas lindjes?

Zakonisht mjekët këshillojnë të prisni të paktën 40 ditë, por këtë mund ta qartësoni edhe më mirë pas një vizite rutinë tek gjinekologu që zakonisht këshillohet të kryhet pas përfundimit të ditëve të lehonisë (pas 40 ditësh). Nuk këshillohet të kryhet marrëdhënie seksuale më parë pasi plaga vaginale apo ajo abdominale mund të jetë ende delikate si edhe rrjedhjet hematike (gjakderdhja) mund të jetë prezente. Mjeku gjatë vizitës do t’ju tregojë se si janë duke u sistemuar organet e brendshme dhe si janë duke u shëruar plagët, pra ai do t’ju japë me siguri ditën se kur mund të filloni të kryeni marrëdhënie.

Gruaja pas lindjes

Pas sforcimit që ka përjetuar në momentin e lindjes gruaja do të ketë një dëshirë të ulët për seks, dhe kjo do të bëhet edhe më e theksuar si pasojë e mungesës së energjisë, kohës që i kushton gjidhënies etj. Ajo duhet të fillojë dalëngadalë të përgatisë mendjen e saj duke larguar mendimet se trupi ka ende nevojë për kohë që të rikuperojë (pas 40 ditëve). Nga ana tjetër nuk duhet të shihni barkun ende të fryrë dhe peshën disi të madhe trupore si një pengesë për të qënë e bukur në sytë e partnerit. Normalisht dhimbja gjatë aktit është normale, por me kalimin e kohës do të kalojë dhe në këtë aspekt luan një rol të madh edhe aspekti psikologjik. Të gjitha hapat duhet të hidhen me kujdes pasi edhe gjendja psikologjike e nënës se re është delikate. Komunikimi dhe bashkëpunimi me partnerin është çelësi kryesor për ta bërë marrëdhënien seksuale sa më të bukur për të dy.

Për të dy partnerët

Përpiquni të jetoni jetën tuaj edhe jashtë rolit të prindërve, të merrni kohë për të qëndruar bashkë qoftë edhe për 30 minuta në ditë. Mbështetja që do t’i jepni njëri-tjetrit është thelbësore për funksionimin e marrëdhënies tuaj në të gjitha drejtimet.

SEKSI PAS LINDJES, DISA TE VERTETA

marredhenie seksuale pas lindjes

Ideja e marrëdhënieve seksuale pas lindjes së fëmijës mund t’ju frikësojë, por nuk ka asnjë aryse për t’u ndjerë të frikësuar.

Edhe pse mendimet e para do gë jenë  shqetësuese, do t’ju duket diçka e çuditshme, do të keni frikë se do të keni dhimbje, do ta mendoni të vështirë për shkak të gjinjve tuaj me qumësht.

E VËRTETA: Ndoshta nuk do të ndiheni shumë mirë në fillim.

Dikush e ka cilësuar herën e parë të marrëdhënieve seksuale pas lindjes së fëmijës si një goditje të lehtë ku dielli nuk ndriçon. Ajo kishte lindur me prerje cezariane. Por edhe nëse nuk keni dëmtim në zonën tuaj intime pas lindjes, hormonet mund të shkaktojnë probleme. Dhimbja mund të jetë nga trauma e lindjes, por edhe nga nivelet e ulëta të estrogjenit që ndikojnë në elasticitetin e indeve vaginale. Kur të jeni gati, keni disa mjete në dorë. Disa sugjerime janë një gotë verë, një ndjenjë humori dhe shumë lubrifikim me vajra.

E VËRTETA: Ka arsye të forta pse nuk jeni gati.

Mungesa e gjumit, një dinamikë në ndryshim mes jush dhe partnerit tuaj, dhe ndoshta disa çështje të imazhit të trupit që nuk është më si më parë, ju bëjnë të mos jeni shumë të disponueshme për të kryer marrëdhënie seksuale. Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji “edhe natyra është kundër jush”. Gjidhënia liron oksitocin, një hormon që shkakton ndjenja të mira ndaj foshnjës, por gjithashtu shtyp edhe epshin tuaj”, thotë Dr Booth.

E VËRTETA: Gjërat mund të ndryshojnë pak.

Ndryshimet hormonale sjellin ndryshime në vaginën tuaj, qoftë edhe nëse lindni me operacion.

E VËRTETA: Seksi është akoma më i rëndësishëm tani.

Nëse nuk ka intimitet fizik, ose nëse është vërtet i kufizuar, çiftet fillojnë të ndjehen thjesht si shokë që ndajnë shtëpinë bashkë dhe asgjë tjetër. Kjo mund të sjellë pakënaqësi, prandaj filloni të puthni partnerin, ta përkëdhelni, t’i shfaqni shenja dashurie për të kaluar dalëngadalë në një jetë normale seksuale.

E VËRTETA: Pasditet vërtet mund të jenë të këndshme.

Përfitoni nga koha kur fëmijët mund të rrinë me gjyshërit ose dikë tjetër pasdite për të pasur intimitet e për t’u rikthyer siç keni qenë më parë.

E VËRTETA: Seksi pas lindjes mund të jetë më i mirë sesa ju e mendoni.

Ka shumë gra që thonë se ju pëlqen seksi pas lindjes më shumë sesa para. Një shpjegim i mundshëm: Lindja na zgjon me një sërë ndjesish, dhe si rezultat, trupat tanë, veçanërisht organet gjenitale më të gjalla, duke rritur potencialin tonë të kënaqësisë.

E VËRTETA: Ju do ta doni përsëri.

Ashtu sikurse përsëri pas lindjes do të dilni me mikeshat, do të bëni aktivitetet e mëparshme, ashtu do të dëshironi të bëni përsëri seks. Jepini vetes kohë për t’u rikuperuar nga lindja dhe për t’u përshtatur me rolet tuaja të reja dhe gjithçka do të normalizohet.

Lexoni edhe: Seksi pas lindjes, kur dhe si mund ta besh ate?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X