Vuani nga problemet e gjumit? Ja disa mënyra të provuara shkencërisht për të fjetur mirë gjatë natës

0 0

Në një libër të ri të publikuar në Angli lidhur me gjumin e mirë, shkencëtari Kim Jones, jep disa prej këshillave më të mira të testuara shkencërisht për gjërat që duhet të bëni para se të shtriheni në krevat.

Këto veprime do t’ju ndihmojnë që të keni një jetë më të qetë, të bëni gjumë të shëndetshëm dhe rrjedhimisht të keni një shëndet më të mirë mendor.

  • Përqafoni gjysmën tuaj. Përqafimi mund të ulë presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Duke fjetur afër me dikë ju zvogëloni prodhimin e kortizolit dhe hormoneve të stresit, gjë që ju bën të keni më shumë shanse për të fjetur gjumë. Nëse përqafimi pasohet nga seksi, kjo ju ndihmon akoma më shumë për gjumin. Prodhimi i oksitocinës, i njohur si ‘hormoni i dashurisë’, rritet gjatë aktit seksual, ndërkohë që kortizoli bie, duke ju lehtësuar kështu dhe duke ju larguar nga të gjitha shqetësimet. Orgazma përgjithësisht çliron hormonin prolaktin, i cili ju bën gjithashtu të ndiheni të përgjumur.
  • Vishni çorape për gjumë. Nëse i keni këmbët e ngrohta kur shtriheni mund t’ju ndihmojë t’ju zerë gjumi shpejt. Ngrohja e këmbëve zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në nxjerrjen e nxehtësisë së trupit.
  • Flini me një top tenisi. Sipas një studimi, shumica e njerëzve e kalojnë më shumë kohën e gjumit të tyre duke fjetur në shpinë. Ky është një pozicion që mund të shkaktojë gërhitje ose probleme të frymëmarrjes, siç është apneja e gjumit (ndalon frymëmarrjen gjatë gjumit). Qepni një xhep në pjesën e prapme të pizhameve dhe fusni një top tenisi çdo natë. Kështu nëse ktheheni në shpinë, topi i tenisit do t’ju kujtojë të riktheheni përsëri duke fjetur anash.
  • Ngrohni sytë. Një studim i kohëve të fundit në Japoni ka zbuluar se ngrohja e syve jo vetëm që ndihmon njerëzit të bien në gjumë, por gjithashtu mund t’i bëjë ata të bëjnë gjumin e thellë. Mundohuni të përdorni një maskë ‘ngrohëse’ për sytë dhe një jastëk të ngrohtë për qafën.
  • Flisni” me veten. Nëse mendja juaj ju shqetëson kur shtriheni, provoni të flisni me zë të lartë.. Duke folur me zë të lartë gjithashtu ndihmon në ngadalësimin e trurit tuaj, pasi mendimet mund të rrjedhin shumë më shpejt se sa fjala e folur. Kjo taktikë funksionon po aq mirë edhe nëse përshpëritni.
  • Mos hani çokollata në shtrat. Çokollata përmban një sasi të vogël kafeine (sa më e errët çokollata, aq më shumë ka kafeinë). Pra, mos zgjidhni të hani çokollatë në darkë.
  • Flini pak gjumë në orën 2 pasdite. Nëse keni kaluar një natë të keqe, duke marrë një sy gjumë, do t’ju ndihmojë që ta mbushni këtë deficit ditën tjetër, pa ndikuar në gjumin e natës që do të vijë pas. Gjatë kësaj dremitje nuk duhet të flini më shumë se 30 minuta. Kjo pasi nëse i kaloni 30 minuta ju hyni në një gjumë të thellë që mund t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur se sa më parë.
  • Bëni lojëra me mendjen tuaj. Jepini trurit tuaj të bëjë një ushtrim mendor. Një studim zbuloi se duke i bërë ushtrime mesatarisht të vështira mendore-aritmetike në kohën e gjumit i bën njerëzit të flenë më shpejt. Nuk po themi të jetë një ekuacion me shumë ndryshore, por provoni të numëroni mbrapsht nga 100 ose edhe 1000. Ose mendoni për qytete që fillojnë me ‘a’, kafshët që fillojnë me ‘b’ dhe kështu me radhë.
  • Provoni të dëgjoni një histori para gjumit. Ju e dini se sa shpejt flenë fëmijët me përralla dhe e njëjta gjë vlen edhe për të rriturit. Zgjidhni me kujdes historinë që do të dëgjoni pasi ajo nuk duhet t’ju bëjë të përqendroheni shumë.
  • Vendosni pak mbulesa sipër. Kështu do të zgjoheni me ndjesinë se jeni më të freskët. Batanijet që peshojnë ju rëndojnë. Mbulesat duhet ta kenë peshën të shpërndarë në mënyrë të barabartë, që të imitojë ndjesinë e përqafimit apo masazhit. Kjo ndihmon në rritjen e prodhimit të serotoninës (që kontribuon në prodhimin e melatoninës) dhe zbut sistemin nervor.
  • Relaksohuni me një libër. Leximi është një nga metodat më të mira dhe më të shpejta për ta bërë para se të flini gjumë. Gjatë leximit kortizoli i hormoneve të stresit bie me 68%. Mjaftojnë 6 minuta lexim për të ulur tensionin e muskujve dhe rrahjet e zemrës.

Lexo edhe: “Ujori fle me pak ndersa demi s’ben dot pa 9 ore”, ja sa gjume ju duhet sipas shenjes se horoskopit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X