Pagjumësia dëmton shëndetin, ja çfarë ndodh në trupin tuaj

0 0

 

Pasojë e pagjumësisë nuk është vetëm ndjenja e lodhjes kur zgjoheni, por edhe dehidratimi që vjen me të. Një studim i kryer nga hulumtuesit në Penn State University dhe i botuar në revistën shkencore “Sleep”, tregoi se dehidratimi që rezulton nga një natë pa gjumë ndikon negativisht në shumë sisteme dhe funksione të trupit, duke përfshirë gjendjen shpirtërore, performancën fizike, funksionet njohëse dhe shumë më tepër.

Faji i një hormoni

Për të arritur këtë, studiuesit zhvilluan një studim të një mostre prej rreth 20.000 të rriturve kinezë dhe amerikanë, duke përdorur mostrat e urinës dhe duke analizuar zakonet e tyre të gjumit. Hulumtimi zbuloi se të rriturit që flenë vetëm 6 orë në natë, në krahasim me 8 orët e rekomanduara, mund të kenë një rrezik më të madh për t’u dehidratuar. Shkaku ka qenë i lidhur me mënyrën sesi sistemi hormonal i trupit rregullon hidratimin. Hormoni i vazopresinës lëshohet për të ndihmuar në rregullimin e gjendjes së hidratimit të trupit gjatë gjithë ditës por edhe gjatë natës.

Nëse nuk flini, pini më shumë

Asher Rosinger, autor i studimit, shpjegoi se vazopresina lëshohet në fillim dhe më vonë gjatë ciklit të gjumit. Pra, me zgjimin pas disa orësh mund të humbasësh momentin kur lëshohen më shumë nivele të hormoneve, duke shkaktuar një ndryshim të hidratimit të trupit. Nëse fle vetëm 6 orë në natë, kjo mund të ndikojë në gjendjen tuaj të hidratimit. Zgjidhja duket e qartë: nëse nuk mund të flini më shumë, duhet të paktën të pini më shumë ujë.

Dëmet e mungesës së ujit

Dehidratimi ndikon në të gjithë organizmin në mënyrë negative dhe gjithashtu mund të çojë në infeksione urinare në afat të gjatë. Kjo është një gjendje patologjike që përcaktohet kur bilanci i ujit, ose sasia e lëngjeve të marra me ato të humbura, është negative dhe për këtë arsye uji i humbur është më i madh se ai i marrë.

Lexo edhe: Pagjumesia, si ndikon te zemra dhe tensioni i gjakut

Sorry, there are no polls available at the moment.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X