I dashur burri im,
Një mëngjes të zymtë, sapo vajza jonë u zgjua, pa nga dritarja se jashtë po binte shi. Kjo gjë e mërziti shumë e filloi të qante sepse kuptoi se nuk do të shkonim në këndin e lojërave që preferon. Atë mëngjes e dinim se na priste një ditë e gjatë, e zymtë, e lodhshme brenda në shtëpi.
Megjithatë u befasova kur pashë sesi e pushove vajzën shumë shpejt së qari. Fillove t’i flisje për njerëzit që kërcejnë në shi, për këngë dedikuar shiut. Ajo e habitur nga gjërat e reja që po mësonte, nisi të buzëqeshte dhe unë për këtë, e për shumë arsye të tjera të jam shumë mirënjohëse. Dhe doja të të falënderoja.
Faleminderit
… për të gjitha herët që më ke blerë lule.
… që më ke mbajtur dorën ndërsa ecim.
… që je kujdesur për humorin tim para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
… që ke respektuar vendimin tim për të qëndruar në shtëpi me fëmijët tanë.
… ke krijuar këngë rreth çdo aktiviteti të zakonshëm në shtëpi.
… që blen kafe dhe briosh çdo mëngjes të së shtunës për fëmijët tanë.
… që vallëzon me mua (edhe pse vetëm disa rrotullime), ndërsa vajza dhe djali ynë na shikojnë.
… që shikon të gjitha shfaqjet e mia të preferuara televizive me mua.
… që pastron pjatat sa herë që unë gatuaj.
… menaxhon buxhetin e shtëpisë me aq përpikmëri.
… që bën rutinën e hershme të mëngjesit, kështu që unë mund të fle 20 minuta më tepër.
… që punon në zyrë, në shtëpi, jashtë vendit, etj. E di se sa e vështirë është të ruash ekuilibrin, por ti e bën të duket kaq e lehtë.
… që tregon një interes të sinqertë në çdo detaj të vogël të asaj që ndodh me fëmijët gjatë gjithë ditës.
… që më ke dëgjuar për gjithçka që të rrëfej gjatë gjithë kohës.
… që më bën tëtë dua shumë.
Ti mban gjallë romancën tonë. Ti bën magji për fëmijët tanë.
Çdo ditë ndihem mirënjohëse që të kam. Çdo ditë ndiej ngrohtësi në zemrën time duke e ditur se je ti që kujdesesh për mua. Unë nuk e di se çfarë do të vijë, por e di se nëse je pranë meje, do të jem duke kënduar në shi me mirënjohje për pjesën e mbetur të jetës sime.
Lexo edhe: Nena leter per bashkeshortin pasi lindi femijen
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu