“Jeta reale”
Ne, të gjithë, i kemi këto apo të tjera, pjesë të trupit tonë që disa mund t’i konsiderojmë si “të meta”. Më pëlqen t’i quaj elementë të”të qenit njerëzor” dhe “unik”.
Ka shumë postime në rrjetet sociale që tregojnë “jetën reale” në krahasim me “Instagramin” të cilat unë i dua! Unë mendoj se është e mrekullueshme që kaq shumë njerëz po pranojnë t’u tregojnë ndjekësve diçka të tillë.
Postimi im nuk ka të bëjë me jetën reale kundër Instagramit.
Fakti që ju bëni një foto të bukur, me pamjen, ndriçimin dhe pozimin e duhur nuk do të thotë se nuk është jeta reale, kjo është vetëm një pjesë që ju keni zgjedhur të ndani me të tjerët.
Pra, këtu janë dy foto të miat, njëra prej të cilave e tregon lëkurën e barkut tim të parrudhosur dhe tjetra me rrudha për shkak të shtatzanisë.
Unë e dua veten time, pavarësisht nëse lëkura ime e rrudhosur është e dukshme apo jo dhe ndihem e sigurt në të dyja rastet. Kjo është arsyeja përse zgjedh bluzat e shkurtra që më tregojnë barkun.
U deshën shumë vite që të jem e sigurt dhe rehat në lëkurën time dhe kam akoma momente kur nuk jam kaq e sigurt.
Mos harroni se të gjithë kanë pasiguri pa marrë parasysh se kush janë ata. Ju mund të shikoni dikë dhe mendoni se është “i përsosur”, por kjo nuk do të thotë se është i sigurt.
Dashuria për veten, besimi dhe vlerësimi i trupit është diçka që unë gjithmonë do t’i kushtoj rëndësi dhe është diçka që unë do ia mësoj edhe vajzës sime Mia: të dojë dhe të jetë mirënjohëse për atë se kush është dhe për atë që ajo ka.
Lexo edhe: Trendi me i ri ne instagram qe demton shendetin mendor
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu