Nëna qëndron në Instagram, bebi rrokulliset nga shkallët: pasojat fizike, emocionale e gjuhësore të përdorimit të smartfonëve

0 1

Teknologjia, smartfonët, rrjetet sociale janë realiteti i ditëve të sotme. Secili prej nesh  gjen veten duke lundurar në pëmbajtje edhe pa kuptim shpesh në rrjetet sociale. Por kur bëhemi prindër, koha e kaluar me një smartfone në dorë dëmton fëmijën. Dëmtimet mund të jenë fizike, emocionale, zhvillimore, gjuhësore etj.

Nëna qëndron në Instagram, bebi rrokulliset nga shkallët

Sara Davidson, 34-vjeçarja nga Londra, nënë e dy fëmijëve, ka bërë një thirrje ndërgjegjësuese gjatë këtij viti për të gjithë prindërit dhe përdorimin e telefonave, rrjeteve sociale dhe çdo pajisjeje teknologjike. Ajo dëshiron të vërë në dukje dëmin e madh që marrëdhënia e prindit me teknologjinë mund t’i shkaktojë fëmijëve. Ajo është nisur nga historia e saj me fëmijën 8 muajsh për të përcjellë këtë mesazh tek të gjithë prindërit. “Dëgjova një zhurmë, një tringëllimë pastaj një britmë. Truri im, tërësisht i përqëndruar në telefon, kishte nevojë për disa sekonda për të kuptuar se çfarë po ndodhte. Kur unë u bëra e vetëdijshme për situatën, fëmija kishte rënë poshtë shkallëve dhe unë as që e kisha vënë re sepse po qëndroja në telefon. Fatmirësisht përveç pak tronditjeje, vajza ishte mirë dhe nuk pësoi asgjë. Por unë kisha ndjenja të tmerrshme faji. Nuk dija si t’i tregoja bashkëshortit, ama mora një mësim shumë të rëndësishëm lidhur me mediat sociale. A mund t’ja falja vetes unë nëse vajzës do t’i kishte ndodhur diçka për fajin tim që shikoja gjëra të pakuptimta në Instagram?”

Përdorimi i smartfonëve

Në të vërtetë ky është një probem që ka prekur gjithë botën. Sipas një studimi të kryer në Shtetet e Bashkuara, 72% e prindërve thonë se adoleshentët e tyre janë të hutuar duke çatuar, ndërsa nga ana tjetër 51% e adoleshentëve ankohen se telefoni tërheq gjithmonë vëmendjen e prindërve sa herë ata duan t’i thonë diçka. Është disi paradoksale sesi prindërit e adoleshentëve ankohen se këta të fundit vazhdimsht e gjejnë argëtimin vetëm në telefon, ndësa prindërit e fëmijëve të vegjël bëjnë gjithçka për t’i qetësuar fëmijët duke ju dhënë telefonin.

Pasojat në marrëdhënien prind-fëmijë

Qëndrimi në telefon ka pasoja emocinale, njohëse madje edhe fizike në marrëdhënien prind-fëmijë. Hulumtimet e mëhershme gjetën se nënat dhe baballarët të cilët ishin të zhytur në pajisjet e tyre kanë tendencë t’i qortojnë fëmijët më ashpër kur ata ndërpriten.

Pasojat emocionale

Gjatë një recitimi, performance në piano ose lojë në shkollë, prania e vëmendshme e një prindi ndihmon një fëmijë të ketë ndjenjë sigurie dhe nga këndvështrimi emocional, kjo është diçka qetësuese. Kjo marrëdhënie vëmendjeje bëhet model për marrëdhëniet që do të krijojë fëmija në të ardhmen me njerëz të tjerë.

Nga ana tjetër, prindërit bëhen shembull për fëmijët pak më të rritur që kanë varësi ndaj telefonit. Nëse ju i thoni fëmijës të fikë celularin kur shkon në shtrat dhe nga ana tjetër ju rrini gjithë natën në celular, kjo është pikënisje për një konflikt. Jepni shembullin më të mirë të vetëmenaxhimit.

Pasojat në aftësitë gjuhësore

Më shqetësuese, sipas studiuesve është ndikimi negativ në zhvillimin e bisedave prindër-fëmijë. 3 vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e fëmijës, për mësimin e gjuhës së folur, për formimin emocional, njohës etj. Për mësimin e gjuhës është shumë i rëndësishëm bashkëveprimi dhe bashkëbisedimi. Ndërkohë nëse e lini që fëmija të mësojë vetëm nga videot që sheh në telefon, ky bashkëbisedim dëmtohet dhe rrjedhimisht cënohet aftësia e fëmijës për të mësuar. Sipas një studimi, me një grup nënash dhe fëmijësh, kur ata bashkëbisedonin dhe nënat ndërpriteshin nga një telefonatë, fëmijët nuk mësuan më fjalë të reja. Kur nënat nuk ndërpiteshin por ia dedikonin gjithë vëmendjen fëmijëve, mësimi i fjalëve të reja ishte shumë i suksesshëm.

Pasojat fizike

Një tjetër dëmtim shumë i rëndësishëm që nuk mund të mos përmendet është edhe ai fizik. Plagosjet aksidentale te fëmijët nën 5 vjeç u rritën 10% midis 2007 dhe 2012. iPhone i parë doli në treg në vitin 2007. Mungesa e vëmendjes së prindërve, gjatë kohës që qëndrojnë në telefon mund të rezultojë në shumë incidente tek fëmijët, qoftë brenda në shtëpi apo edhe në parqe ku luajnë.

Ekspertët thonë se fjala e tyre nuk ka qëllim të paragjykojë prindërit. Vetë këto pajisje teknologjike janë projektuar për të krijuar varësi, por ne mund të bëjmë aq sa kemi në dorë.

Lexo edhe: “Do te doja qe celulari i mamit dhe babit te mos ishte shpikur kurre”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X