Sipas një kërkimi suedez, mamografia 3D është më efektive në zbulimin e tumoreve, veçanërisht te gratë me gjinj të mëdhenj, me një normë diagnoze 34% më të lartë se ajo tradicionale. Këto rezultate konfirmojnë në një shkallë të gjerë rezultatet e një studimi të ngjashëm italian që tashmë ishte shfaqur në radiologji.
Analiza e 15 mijë grave për 5 vjet
Studimi, i kryer nga Universiteti i Lundit dhe Spitalit Universitar Skåne në Malmo, ka shqyrtuar më shumë se 15 mijë gra për një periudhë prej pesë vjetësh (2010-2015), duke demonstruar efikasitetin e mamografisë 3D në evidentimin e kancereve të gjirit.
Më pak dhimbje gjatë ekzaminimit
Veçanërisht i rëndësishëm është aspekti praktik në ekzaminimin e kryer: Mamografia tradicionale është zakonisht një ekzaminim i mundimshëm, për shkak të dhimbjes së perceptuar të gjirit, ndërsa testi 3D kufizon dhimbjen. Siç shpjegoi Sophia Zackrisson, profesore e asociuar në Universitetin e Lundit, “duke përdorur mamografinë 3D ne kemi qenë në gjendje të reduktojmë shtypjen e gjirit gjatë ekzaminimit, gjë që mund të inkurajojë më shumë gra për ta kryer këtë kontroll”.
Një ekzaminim më i saktë
Mamografia tradicionale fotografon indin e gjirit në një imazh të vetëm. Mamografia 3D, nga ana tjetër, mbledh imazhe të shumta nga perspektiva të ndryshme, të cilat pastaj përpunohen nga kompjuteri për të treguar edhe shtresat e thella të gjirit.
Lexo edhe: 6 shkaqet qe mund te keni gjendra ne gjoks, por jo kancerogjene
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu