A mund të bëj mamografi kur jam shtatzanë?

0 0

 

Mamografia gjatë shtatzanisë është përgjithësisht e sigurt pasi sasia e rrezatimit prej saj është minimale. Sidoqoftë, ekspertët nuk rekomandojnë kryerjen e mamografisë kur jeni shtatzënë. Duhet ta shtyni atë pas lindjes së fëmijës.

Çfarë ndodh nëse ndiej një kokërr në gjoksi gjatë shtatzënisë?

Nëse jeni shtatzënë dhe keni ndonjë problem me gjoksin tuaj (si p.sh. një gjëndër), ju rekomandojmë që menjëherë të flisni me mjekun, i cili mund t’ju këshillojë të kryeni një ultratingull. Një mamografi do të bëhej vetëm nëse është absolutisht e nevojshme dhe mund të kryhet në mënyrë të sigurt gjatë shtatzënisë, pasi barku juaj do të mbulohet nga një mbrojtëse.

A mund të bëj mamogragi nëse ushqej fëmijën me gji?

Kur jeni duke ushqyer me gji, grumbullimi i qumështit në gjëndrat tuaja të gjirit rrit dendësinë e indeve, gjë që potencialisht mund ta bëjë më të vështirë gjetjen e anomalive në mamografinë tuaj. Zakonisht rekomandohet që të kryeni mamografinë 3 muaj pas përfundimit të gjidhënies. Megjithatë, nëse jeni në rrezik të lartë për kancerin e gjirit ose nuk keni patur mamografi në disa vite dhe jeni mbi moshën 40 vjeçare, duhet të fisni me mjekun, pasi ai mund t’ju rekomandojë të bëni një mamografi.

Nëse keni nevojë për një mamografi ndërsa jeni duke ushqyer me gji, është mirë të pomponi qumështin ose të ushqeni gji fëmijën tuaj rreth 30 minuta para ekzaminimit.

A ndikon mamografia në prodhimin e qumështit?

Mamografia nuk ndikon në qumështin tuaj në asnjë mënyrë. Nuk do ta ulë prodhimin e qumështit dhe do të jetë krejtësisht e sigurt që të ushqeni me gji menjëherë pas përfundimit të saj.

Lexo edhe: 10 gjerat qe ndoshta nuk i dinit per gjirin tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X