Muaji tetor, muaji i kancerit te gjirit

0 0

Muaji Tetor në të gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës. Aktualisht nuk ka njohuri të mjaftueshme për shkaqet e kancerit të gjirit, por dihet se, zbulimi i hershëm i sëmundjes mbetet guri i themelit të kontrollit të kancerit të gjirit.

Kujdesi duhet të fillojë nga vetëkontrollet që duhet të jenë periodike. Njëherë në muaj, disa ditë pas përfundimit të ciklit menstrual duhet të bëni një kontroll të gjirit. Kontrolli është mirë të bëhet pas ciklit menstrual, sepse gjatë dhe para tij ka ndryshime hormonale në trup dhe gjendja e gjinjve nuk është ajo normalja. Kur cikli të ketë përfunduar, gjiri është në gjendje normale. Kontrollin është mirë ta bëni para pasqyrës. Me dorën e majtë kontrolloni gjirin e djathtë, ndërkohë që dorën e djathtë e mbani pas kokës. Kontrollojeni të gjtihë gjirin, pjesën e poshtme, pjesën e sipërme të kraharorit dhe sqetullën. Të njëjtën gjë bëni edhe me gjirin tjetër. Nëse vëreni diçka të dyshimtë shkoni te mjeku.

Ndërsa çdo gjashtë muaj këshillohet të bëni vizitën e mjeku, i cili pas ekzaminimit mund t’ju sugjerojë të bëni eko dhe ekzaminime të tjera.

Ndërsa mamografia mund të bëhet njëherë në dy vjet, duke marrë parasysh që rrezatimi i saj nuk është shumë i shëndetshëm.

Mbajtja e trupit nën kontroll është mënyra e vetme për të kapur problemet në kohë dhe për t’i zgjidhur ato.
Gruaja dhe gjiri të parandalosh dhe të jetosh
Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth. Është fakt konkret dhe i dukshëm se, informimi dhe sensibilizimi ka çuar në zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin e tij.
Çfarë është kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit zhvillohet nga qelizat e vetë gjirit. Qelizat në një pjesë të gjirit bëhen anormale dhe fillojnë të rriten, grumbullohen e formojnë një tumor, i cili shtyp dhe përhapet jashtë kontrollit dhe shkatërron indin normal të gjirit. Nëse nuk trajtohen, këto qeliza anormale mund të përhapen dhe të dëmtojnë apo shkatërrojnë indet normale që ndodhen përreth. Gjithashtu, ato mund të përhapen edhe në pjesët më të largëta të trupit, nëpërmjet sistemit të qarkullimit të gjakut ose nëpërmjet sistemit limfatik.
Kush mund të preket nga kanceri i gjirit?
• Nga kanceri i gjirit mund të preket çdo femër, por rreziku rritet me rritjen e moshës.
• Zakonisht preken moshat mbi 50 vjeç, por mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. Kështu, nëse në moshat 20 vjeçare kanceri i gjirit takohet 1 rast në 2000 femra, në moshat 50 vjeçare takohet 1 rast në 40 femra, në moshat 70 vjeçare takohet 1 rast në 25 femra, ndërsa në gjithë jetën e një femre takohet 1 rast në 10 femra.
• Kanceri i gjirit është një problem i grave pavarësisht se haset në raste të rralla edhe tek burrat, rreth 99% e kancereve të gjirit zhvillohen te gratë, te burrat takohet 100 herë më rrallë.
Çfarë e shkakton kancerin e gjirit?
Askush nuk e di me siguri se çfarë e shkakton kancerin e gjirit apo pse disa gra bëjnë kancer gjiri dhe të tjera jo, pse disa janë më të rrezikuara për të zhvilluar kancer gjiri dhe të tjera jo. Por dimë se ka disa faktorë që duket se rrisin rrezikun për të zhvilluar kancer gjiri. Disa faktorë ne nuk mund t’i ndryshojmë dhe disa të tjerë jo.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X