Ky është muaji kundër kancerit të gjirit dhe ndërgjegjësimi për shëndetin është më i madh se kurrë.
10 gjërat që ndoshta nuk i dinit për gjirin tuaj
- Me shumë mundësi vishni reçipeta që nuk janë në masën tuaj
Mos u shqetësoni, kjo ndodh me shumë gra, pothuajse 8 nga 10 prej nesh nuk përdorin reçipetat që përshtaten me masën gjë që mund të shkakojë dhimbje shpine.
- Gjenet mund të përcaktojnë fakorët e rrezikut
Ka dy gjene që ndikojnë në luftimin e kancerit të gjirit, ato janë BRCA1 dhe BRCA2. Por vetëm 0.25% e grave kanë një mutacion të këtyre gjeneve dhe nuk kanë aftësi shumë të mirë për të luftuar kancerin.
- Fëmijët dhe mosha gjithahtu mund të luajnë rol
Nëse periodat ju kanë ardhur para moshës 12 vjeçare, nëse jeni bërë nënë para të 30-ave, apo nëse nuk keni lindur ende fëmijë, të gjitha këto kanë ndikim. Megjithatë mos u shqetësoni, thjesht kontrolloni gjirin çdo muaj.
- Rreziku i kancerit mund të zvogëlohet
Disa ndryshime në stilin e jetesës mund të zvogëlojnë shanset për kancerin e gjirit. Ato përfshijnë:
- Lënien e duhanit;
- Konsumin e një sasie më të vogël alkooli;
- Kryerjen e aktivitetit fizik;
- Mbajtjen nën kontroll të peshës;
- Shmangien e rrezatimeve radioaktive kur është e mundur.
- Metodat kontraceptive mund të rrisin rrezikun (vetëm pak)
Një studim i vitit 2017 zbuloi se gratë që përdornin metoda kontraceptive si pilulat apo spiralen kishin një shans pak më të lartë për t’u prekur nga kanceri i gjirit.
- Duhet të kontrolloni gjirin të paktën njëherë në muaj
Koha më e mirë për të kontrolluar gjirin është pak ditë pas periodave. Nëse jeni shtatzanë ose po ushqeni me gji, kontrollojini në një datë të caktuar çdo muaj.
- Gjiri është i ndryshëm
- Gjinjtë në të njëjtin trup kanë masa të ndryshme;
- Mund të keni qime të vogla në gjoks;
- Mund të keni dhimbje gjiri pak para se t’ju vijnë periodat.
- Disa elementë që mund të konstatoni në gjoks kanë nevojë për ekzaminime të mëtejshme
Flisni me mjekun nëse:
- Vini re një gjendër;
- Shihni ënjtje pranë gjoksit apo sqetullës;
- Ka ndryshime në lëkurën rreth thithave;
- Keni kruajtje;
- Vëreni qelb, gjak ose lëng tjetër që rrjedh nga thitha (përveç qumështit).
- Ka një plan për mamografinë
Shoqata ë ndryshme shëndetësore rekomandojnë këto planifikime për mamografinë:
- Gratë mes moshës 40-44 vjeçe mund të fillojnë të kryejnë mamografi nëse vendosin të bëjnë një të tillë;
- Mes moshës 45-54 mamografia duhet të bëhet çdo vit;
- Pas moshës 55 vjeçare, mund ta bëni çdo vit ose edhe më rrallë nëse e shikoni që jeni në gjendje të mirë shëndetësore.
- Numri i të mbijetuarave nga kanceri i gjirit është rritur
Pothuajse 90% e grave të prekura nga kanceri i gjirit mbijetojnë. Kapja e hershme dhe trajtimi kanë ndikim të jashtëzakonshëm poztiv.
Lexo edhe: Si mund te zbulohet kanceri i gjirit?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu