6 shkaqet që mund të keni gjëndra në gjoks, por jo kancerogjene

0 0

Frika se mund të jeni prekur nga kanceri mund të jetë një përvojë që padyshim do t’ju ndryshonte jetën. Në të vërtetë, çdo lajm i keq që lidhet me shëndetin tonë na ndihmon të shohim jetën në një dimension tjetër nga ai që jemi mësuar. Ndikon jo vetëm tek ne, por edhe në familje. Është detyra jonë të kujdesemi për trupin tonë, sepse është ai është i çmuar. Pra, është e domosdoshme që të trajtohet edhe problemi më i vogël shëndetësor ose çdo dyshim se mund të jeni prekur nga një sëmundje. Mos marrja seriozisht e simptomave të trupit është me të vërtetë sjellje e papërgjegjshme dhe nuk respekton dhuratën që Perëndia na dha: jetën.

Gjetja e një gunge në gjoks mund të jetë e frikshme për këdo. Edhe nëse jeni një person shumë i fortë, prania e një gunge në gji mund të jetë me të vërtetë alarmante. Por duhet të lehtësoheni pasi jo të gjitha gjëndrat që dalin mbi lëkurën e gjoksit mund të jenë kancerogjene. Ekzistojnë shumë mundësi që një gungë në gjoks të ndodhë edhe për shkaqe të tjera. Natyrisht që duhet të shkoni tek mjeku për ta qartësuar këtë pjesë dhe për të kontrolluar gjirin tuaj.

Ka 6 shkaqe të gjëndrave të gjirit që nuk janë kancerogjene.

1.Periodat mujore. Shumë ndryshime hormonale ndodhin para, gjatë dhe pas periodave të gruas. Për shkak të këtyre ndryshimeve hormonale, në gjoks mund të formohen gjëndra. Këto gunga të vogla zhduken brenda një jave ose pak më shumë pa ndonjë trajtim specifik. Por kjo lloj gunge mund të shkaktojë dhimbje. Pra, kërkoni nga mjeku juaj që t’ju sugjerojë një ilaç kundër dhimbjes.

2.“Nekrozë yndyrore”. Qelizat e shëndosha mund të vdesin për shkak të shkaqeve të tilla si operacioni, lëndime të lehta apo ekspozimet ndaj rrezatimeve. Qelizat e vdekura të dhjamit mund të ngelen në lëkurë dhe të formojnë gunga të vogla. Nëse kjo është përvoja juaj, kontrollohuni tek mjeku. Këto lloj gjëndrash nuk janë kancerogjene, dhe me shumë gjasa nuk do të duhet një operacion për ta hequr.

3.Papilloma: Tumoret në thithat e gjirit dhe gjëndrat e qumshtit quhen “papillomas intraductal”. Këto gunga janë të përbërë nga indet fibroze, gjemba dhe enët e gjakut. Mund ta ndieni sikur po prekni një mermer të fortë. Një gjendër e vetme e tillë nuk mund të rrisë shanset për kancer, por ka disa faktorë që mund të rrisin shanset për t’u prekur nga kanceri pas papillomave.  Këta faktorë mund të jenë papilloma të shumta, arsye të trashëguara dhe qeliza anormale brenda gungave. Nëse keni një papilloma kur jeni të reja, mund të jetë një rrezik për kancerin e gjirit më vonë.

4.Fibroza e gjirit: Kur në gji ka inde shtesë me yndyra të ngopura njihet si fibrozë e gjirit ose ndryshime fibroze në gjoks. Shkaku i fibrozës në gji nuk dihet. Një teori është se luhatjet tuaja hormonale mujore gjatë periodave mund të shkaktojnë ndryshime fibrocistike. Cistet që formohen gjatë fibrozës së gjirit nuk janë kancerogjene. Por kjo lloj gunge mund të jetë e dhimbshme prandaj duhet të konsultoheni me mjekun për të menaxhuar këtë dhimbje. Mjeku do të shohë edhe nëse këto ciste mbartin rreziqe për t’u prekur nga kanceri i gjirit në të ardhmen.

5.Tumoret Phyllodes. Këto lloj gungash janë më të buta se llojet e tjera dhe zakonisht shkaktojnë dhimbje. Zakonisht ato nuk janë kancerogjene por duhet t’i hiqni me operacion. Kjo për shkak se këto lloj tumoresh vazhdojnë të rriten me shpejtësi dhe të rrisin rrezikun për kancer. Për më tepër këto lloj tumoresh nuk kurohen me kimioterapi dhe për këtë arsye është e domosdoshme t’i kontrolloni sa më herët.

6.Fibroadenomas: Zakonisht ndodh tek vajzat e reja, fibroadenomas janë gunga beninje. Këto gunga mund të lëvizin brenda gjoksit dhe të ndihen në të prekur. Mjeku juaj do të bëjë një mamografi ose një eko për të konfirmuar diagnozën e fibroadenomave. Mekanizmat e vegjël të fibroadenomave (rreth 2 cm) nuk janë shkak për t’u shqetësuar. Por fibroadenomas më të mëdha mund të rrisin shanset tuaj për kancer. Këto janë më të mëdha dhe janë të parregullta.

Lexo edhe:Sa jane mundesite qe te prekemi nga kanceri i gjirit ne shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X