Si shpjegohet cikli menstrual? Ndryshimet e humorit dhe ndryshimet fizike që përjetoni

0 0

Jeni të hutuara nga ndryshimet e humorit, fryrja e gjinjve apo e barkut, ose të pasigurta në lidhje me ovulacionin?

Çdo muaj, që nga puberteti deri në menopauzë, trupi i një gruaje kalon nëpër një numër ndryshimesh, duke përfshirë edhe ovulimin, në mënyrë që të përgatitet për shtatzëni të mundshme. I njohur si cikli menstrual, ai rregullohet nga hormonet ovariane që luhaten në faza të ndryshme dhe, nëse shtatzënia nuk ndodh, rezulton me menstruacion (periodat tuaja).

Një cikël tipik menstrual zgjat 28 ditë, por çdo grua është e ndryshme dhe është krejtësisht normale që cikli juaj të zgjasë çdo gjë ndërmjet 21 dhe 45 ditëve.

Fazat e ciklit menstrual

Cikli menstrual mund të ndahet në katër faza. Narendra Pisal, gjinekolog i njohur në Londër, shpjegon se çfarë ndodh gjatë çdo faze, bazuar në një cikël tipik 28-ditor dhe si duhet të ndiheni si fizikisht ashtu edhe emocionalisht.

Faza e parë: Faza menstruale

➡️ Ditët 1-5 (dita e parë e periodave tuaja konsiderohet edhe dita e parë e ciklit tuaj menstrual)

Hormonet: Të gjithë hormonet janë në nivel të ulët gjatë kësaj faze. Nëse ndodh ovulacioni dhe veza nuk fekondohet, atëherë kemi gjakderdhje menstruale. Çfarë duhet të presim: Kjo masë në mitrën tuaj, e cila tani nuk është më e nevojshme për shtatzëninë, derdhet dhe është ajo që ju e quani perioda. Pra ka gjakderdhje menstruale dhe dhimbje të lehta.

Faza dy: Faza folikulare

➡️ Ditët 1-14 (ka mbivendosje me fazën menstruale)

Hormonet: Hormoni stimulues i folikulave (FSH) stimulon vezoret tuaja për të prodhuar folikula që përmbajnë vezë të papjekura. Nivelet e estrogjenit gjithashtu fillojnë të rriten, me zhvillimin e folikulës ovariane.

Çfarë duhet të presim: Kjo është zakonisht koha ” e të ndjerit mirë” gjatë ciklit, me shumë pak simptoma emocionale. Gjatë kësaj faze, ju keni më shumë gjasa të ndiheni e lumtur dhe energjike.

Faza e tretë: Ovulacioni

➡️ Dita 14

Hormonet: Në këtë ditë, nivelet e estrogjenit tuaj do të arrijnë kulmin, duke çuar në një rritje të hormonit luteinues (LH), gjë që rezulton në lëshimin e një veze të pjekur.

Çfarë duhet të presim: Disa gra mund të përjetojnë dhimbje në lidhje me ovulacionin, në kohën kur barku është më i ulur se çdo ditë tjetër e muajit, dhe kur jeni në mes të ciklit. Kjo nuk është serioze por konsultohuni me mjekun tuaj nëse vazhdon dhimbja, ose nëse shoqërohet me vjellje ose ethe, ose vërehet ndonjë simptomë tjetër e pazakontë. Disa gra mund të marrin sekrecione të qarta gjatë ditëve të ovulimit.

Faza e katërt: Faza luteale apo sekretore

➡️ Dita 14-28

Hormonet: Nivelet e progesteronit tuaj fillojnë të rriten pas ovulacionit dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të larta nëse ka një shtatzëni. Në mungesë të shtatzënisë, nivelet e progesteronit tuaj do të fillojnë të bien dhe periodat tuaja do të fillojnë kur mbështetja hormonale do të tërhiqet.

Çfarë duhet të prisni: Simptomat që lidhen me progesteronin janë të zakonshme në këtë kohë, të tilla si ndjeshmëri e gjoksit, fryrje barku për shkak të mbajtjes së lëngjeve dhe ndonjëherë gjendje emocionale e ulët. Ajo që përjetohet njihet zakonisht si sindromi premenstrual (PMS), dhe disa gra kanë më shumë gjasa të përjetojnë simptoma fizike, ndërsa të tjerat mund të përjetojnë simptoma emocionale dhe psikologjike. Cilado simptomë që përjetoni, do të fillojë të lehtësohet në momentin që do të fillojnë periodat tuaja (Dita e parë e ciklit).

Ndjekja e ciklit tuaj menstrual

Ekzistojnë një numër përfitimesh që lidhen me të qenurit “ndjekëse e vëmendshme e ciklit” çka do t’ju sillte:

✔️ Të jesh në gjendje të parashikosh periodën tënde të ardhshme.

✔️ Të jesh në gjendje të parashikosh ovulimin dhe të planifikosh shtatzëni (në ditët e ovulimit duhet të tentoni më shumë).

✔️ Të jeni më të vetëdijshme për simptomat ciklike, të tilla si dhimbjet ose ndryshimet e humorit, dhe lidhen me ciklin tuaj menstrual.

✔️ Monitorimi i ashpërsisë së periodave dhe simptomave që lidhen me to.

✔️ Ndihma me metodat natyrore të kontracepsionit, për shembull, nëse po përdor një aplikacion për të parashikuar kur je më pjellore.

Lexo edhe: Si t’i dallojmë simptomat e ciklit menstrual nga ato të shtatzënisë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X