Ayesha Curry ka tre fëmijë, një burrë me një karrierë super të zënë dhe një karrierë të sajën super të zënë. Lista e saj e prioriteteve do të ishte shumë e lehtë: fëmijët, karriera dhe pastaj bashkëshorti. Por jo, ajo thotë se partneri i saj ende ka vendin e njëjtë, pas gjithë këtyre viteve.
Curry shpjegon se ajo dhe bashkëshorti i saj kanë parë se si partnerët që i japin përparësi njëri-tjetrit mund të sjellin shumë përfitime për familjen në tërësi. Kjo është arsyeja pse ajo dhe Stef nuk i japin përparësi fëmijëve mbi njëri-tjetrin.
“Ne e vendosëm njëri-tjetrin në vendin e parë, madje edhe para fëmijëve, pavarësisht sesa ashpër mund të tingëllojë”, tregon ajo.
Për Curryn, kjo do të thotë që të gjejnë kohë për të qenë me njëri-tjetrin si çift, jo vetëm si prindër.
“Kjo ka qenë shumë e rëndësishme, edhe pse shumë e vështirë. Sepse kur bëhesh prind, ti dëshiron të vendosësh fëmijët në vend të parë, dhe për pasojë vendosim në vend të dytë në marrëdhënien tonë.
Përfundimisht, kur marrëdhënia jonë është e mirë, fëmijët janë të lumtur dhe ata po lulëzojnë e ndërkohë jeta jonë familjare është më e mirë. Ne duhet ta vendosim atë në perspektivë dhe të kuptojmë se nuk jemi egoistë, por po sigurojmë që të krijojmë një themel të fortë”.
Terapisti i familjes Raffi Bilek, drejtor i Qendrës së Terapisë në Baltimore, thotë se dhënia prioritet e marrëdhënies në çift, sa do që duket kundërshtuese me detyrën prindërore, në fakt është shumë e rëndësishme.
Ekspertët e mbështesin këtë praktikë të Curryt, pasi nëse prindërit nuk janë mirë si partnerë, fëmijët do të kenë modelin e një prindi të shqetësuar e të lodhur.
Lexo edhe: Leter bashkeshortit!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu