Situata kur prindërit duhet të punojnë në ditë festash është shumë e njohur pothuajse në çdo famlije. Kjo gjë trishton më së shumti fëmijët, të cilët e dëshirojnë shumë praninë e prindërve, sidomos në ditë të shënuara. Kjo është edhe historia e një vajze 10-vjeçare, e cila i ka dërguar një letër babagjyshit, ku i ka bërë kërkesë të ndryshojë orarin e punës së të atit natën e Krishtlindjeve. Në këtë mënyrë ata do të kalonin më shumë kohë së bashku.
Një vajzë 10-vjeçare i ka dërguar letër Babagjyshit të Vitit të Ri për t’i shprehur dëshirën e saj për Krishtlindje. Dëshira e vetme e vogëlushes ishte që në vendin e punës së të atit të bëheshin ndryshime, në mënyrë që ai të ishte i lirë natën e festës e të kalonin më shumë kohë së bashku.
Letra e vogëlushes
“Dua shumë pak gjëra për Krishtlindje. Nga të gjitha gjërat që do më sjellësh, unë dua të më plotësosh vetëm një prej tyre dhe vetëm ti dhe drejtori i babit tim mund ta bëni realitet dëshirën time”.
Në punë për Krishtlindje
Kërkesa e vogëlushes erdhi pasi i ati mësoi se natën e Krishtlindjeve duhet të punojë në zyrën postare dhe duhet të shkojë në 4:30, ndryshe nga orari i zakonshëm në 6:30. Ky ndryshim kufizon kohën që ai do të kalonte me të bijën.
Ekulibri mes punës dhe familjes
Situata me të cilën po përballet babai i 10-vjeçares është një situatë që prindërit në marrëdhënie pune e njohin shumë mirë. Ata gjithmonë e kanë kohën e qëndrimit me fëmijët shumë të kufizuar, por kjo gjë rëndon më tepër në raste festash.
Vogëlushja e mbyll letrën duke thënë “Babai do të ishte shumë i lumtur po të qëndronte në shtëpi dhe nëse ai është i lumur edhe unë jam e lumtur”.
Lexo edhe: Nese sillesh keq babagjyshi nuk te sjell dhurate!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu