Krishtlindje pa dhurata? Prindërit shpjegojnë arsyet

0 0

 

Prindërit e një vajze 4 vjeçare dhe një djali 2 vjeçar kanë të gjitha mundësitë ekonomike tu bëjnë fëmijëve dhruata për Krishtlindjet, por këtë herë kanë marrë një vendim përfundimtar: nuk do të ketë më dhuruata në shtëpinë e tyre për këtë festë.

Ata shprehen se do të rregullojnë gabimet e së kaluarës dhe tani nuk do të bëjnë më asnjë dhuratë materiale.

“Më parë për festa prindërit na thoshin zgjidh dhuratën që dëshiron. Në vend të kësaj ne duam t’u mësojmë diçka tjetër fëmijëve. Duam të bëjmë bamirësi tek spitali i fëmijëve ose i kafshëve”.

Sipas tyre sa më minimalistë të tregohen nga ana materiale për Krishtlindje, aq më shumë gjëra u mësojnë fëmijëve, duke filluar si të jenë konsumatorë më të ndërgjegjshëm, të solidarizohen më shumë me të tjerët, të vlerëosjnë më shumë ato që kanë, të kalojnë kohë me familjen etj.

Fakti që nuk do të ketë dhurata, nuk do të thotë se në familjen e tyre do të mungojë argëtimi. Ata thonë se do të dhurojnë gjëra shumë më të rëndësishme si eksperienca, mësimet, do të bëjnë dhurata për të tjetërt, do të bëjnë bamirësi me kursimet që kanë mbledhur.

Po ju ç’mendim keni rreth kësaj teme? A i keni bërë dhurata fëmijëve tuaj?

Lexo edhe: Keto dy vogelushe e dine te verteten per babagjyshin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X