Një studim i fundit i kryer në Itali, ka treguar se vaji i ullirit ekstra i virgjër përmirëson nivelet e sheqerit në gjak.
Një ndihmë e madhe për diabetikët
Për eksperiment, u identifikuan një grup njerëzish të shëndetshëm të cilëve iu kërkua të merrnin 20 miligramë oleuropein ose gjatë një vakti tipik mesdhetar. Pas dy orësh drekë, është matur glukoza e gjakut dhe u konstatua se vetëm te vullnetarët që morën oleuropein, vlera glicemike ishte e ulët. Në mënyrë të veçantë, vlerat e glukozës në gjak ishin të njëjta me ato para vaktit, duke treguar kështu se molekula e vogël kishte shmangur rritjen e sheqerit në gjak, e shpeshtë te diabetikët. Duhet të theksohet se diabeti është një sëmundje e përhapur edhe gjatë nëntë muajve të shtatzanisë, me emrin diabet gestational.
Merita e oleuropein
Oleuropein është një molekulë e vogël që gjendet te ullinjtë e gjethet dhe gjithashtu në vaj. Aftësia e tij ul nivelet e sheqerit në gjak, dhe përdorimi i vajit të ullirit duhet të merret në konsideratë për parandalimin e sëmundjes tek personat e shëndetshëm.
Ta dini!
Të gjitha vajrat, pavarësisht nga origjina e tyre (ulliri, luledielli, soje, etj.), kanë 9 kalori për gram. Prandaj, është e mirë të favorizoni vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe në çdo rast të mos e teproni.
Lexo edhe: Konsumoni 1 luge vaj ulliri ne mengjes per te pasur keto perfitime
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu