Konsumoni 1 lugë vaj ulliri ne mengjes per te pasur keto perfitime.

0 0

Ndër shekuj vaj i ullirit është përdorur si ilaç në mjekësinë popullore, por cilat janë vërtet përfitimet që kemi nga konsumimi i vajit të ullirit? Më poshtë ne  kemi përgatitur një listë me përfitimet që do të keni nëse konsumoni një lugë vaj ulliri çdo mëngjes me stomakun bosh.

Vaji i ullirit e mbron zorrën e trashë nga dëmtimet të cilat mund të shkaktojnë edhe kancer, gjithashtu mundëson kurim të konstipacionit.

Ndihmon flokët thonjtë dhe lëkurën

Vaji i ullirit është shumë i mirë për lëkurën, thonjtë dhe flokët.  Konsumimi i vajit të ullirit bën që ju të keni një lëkurë të butë e të hidratuar gjithashtu ai ndihmon në rritjen e flokëve e thonjëve të shëndetshëm.

Pastron mëlçinë

Herë pas here dhe mëlçia ka nevojë për detoksifikim, ne mund ta bëjmë këtë duke përdorur vajin e ullirit. Për një rezultat sa më të mirë përzieni 2 lugë vaj ulliri me lëngun e gjysëm kokrre limoni dhe konsumojeni.

Përmirëson sistemin imunitar

Acidet yndyrore që gjenden në vajin e ullirit luajnë një rol të rendësishëm në sistemin imunitar. Ndër rolet që ato luajnë janë dhe ndihma dhe rregullimi i sistemit imunitar si dhe luftojnë edhe sëmundjet autoimune.

Mbron zemrën

Ne dimë që ka dy lloje kolesteroli LDL (i keqi) dhe HDL(i miri).  Sipas ekspertëve një nga mënyrat për të përfituar kolesterolin HDL është duke konsumuar vaj ulliri. Ky lloj kolesteroli është shumë i shëndetshëm dhe nuk e dëmton zemrën, përkundrazi e mbron atë pasi i pastron enët e gjakut nga kolesteroli LDL.

Lexoni dhe: Perse vaji i ullirit eshte me i pershtatshmi per femijen? 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X