Figura e babait është shumë e rëndësishme në jetën e një fëmije, aq më tepër të një vajze. Më poshtë disa vajza, që tashmë janë bërë nëna kanë renditur këshillat më të vlefshme që kanë marrë nga baballarët e tyre.
“Mund të jesh gjithçka që dëshiron të jesh dhe mos lejo që dikush të thotë të kundërtën”.
“Kur ndihesh keq, bëj diçka të mirë për dikë tjetër, do të të ndihmojë të harrosh problemin tënd”.
“Babai im nuk na e tregonte dashurinë me fjalë, por me veprime. Ai gjithmonë ka treguar durim të pabesueshëm, dashamirësi dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për njerëzit e tjerë që e bën atë një dëgjues të madh!”
“Në jetë, ndonjëherë ju keni pak dhe nganjëherë keni shumë, asgjë nuk qëndron njësoj përgjithmonë. Kjo e bën jetën të bukur”.
“Shko pyet mamin”.
“Më mirë të jesh herët për punë ose takim sesa vonë”.
“Nëse kur bie të flesh ndjen se ke bërë maksimumin tënd, atëherë je në rrugë të mbarë.
“Gjërat ndodhin kur nuk i pret”.
“Është shumë më e lehtë të futesh në diçka sesa të dalësh prej saj”.
“Mos e ndërprit kurrë arsimimin, sa më shumë të dish aq më mirë i njeh të drejtat e tua”.
“Ne njësoj një ditë do të vdesim, si të shqetësohemi për gjërat që na ndodhin, si të mos shqetësohemi, atëherë çfarë vlere ka nëse shqetësohemi?”
“Bëj atë që duhet të bësh në fillim dhe pastaj bëj atë që dëshiron”.
“Kur të rrëzohesh, ngrihu përsëri, pa marrë parasysh sa herë je ngritur.”
“Babai im më ka mësuar se unë jam e vetmja përgjegjëse për veten time, unë jam përgjegjëse për veprimet e mia dhe mënyrën sesi i trajtoj njerëzit, prandaj mos lejo që të tjerët të prekin shumë dhe përpiqu të jesh sa më pozitive”.
“Dije vlerën tënde dhe mos prano asgjë më pak”.
“Fol pak për të dëgjuar më shumë, ji e sjellshme dhe e fortë, familja është mbi gjithçka, fal dashuri dhe ji mirënjohëse për jetën që ke”.
“Nuk duhet të marrësh pjesë në çdo diskutim ku përpiqen të bëjnë pjesë”.
Lexo edhe: Nje mesazh i vecante per baballaret e rinj, pra per ty!
Dërgoni edhe juve këshillën që babai juaj ju ka shprehur, si edhe vitin, në [email protected] me titull “Keshillat e babait per vajzen”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu