Ndodhemi me bebin në shtëpi, pra pas lindjes tashmë jemi në realitetin që na pret! Kjo periudhë është shumë frustruese në disa raste për çiftin. Është pothuaj e pamundur të gjejnë kohë dhe aq më pak energji për njëri tjetrin, të paktën jo si më parë. Ndërmjet kërkesave pafund të bebit, nevojave të fëmijëve të tjerë (nëse keni), punëve të shtëpisë dhe të punës, nëse bashkëshortët nuk ndihmojnë njëri tjetrin, do të fillojë një “përleshje” midis tyre.
Në këtë kohë disa baballarë e ndjejnë veten të mënjanuar nga vëmendja si pasojë e afeksionit të nënës për fëmijën, sidomos kur fëmija është me gji dhe nëna qëndron për një kohë më të gjatë duke e ushqyer. Problemi vështirësohet akoma më shumë, sepse marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara për disa javë nga mjeku, por edhe po të ishin të lejuara, shumica e grave nuk janë të interesuara në aktivitetin seksual për njëfarë kohe pas lindjes, si pasojë e lodhjes fizike dhe stresit emocional.
Ti si baba duhet të dish se…
Ky konflikt si dhe ndjenja e xhelozisë që mund të nisë në këtë kohë, është e përkohshme. Shpejt jeta do të hyjë në rutinën e vet të zakonshme, që do t’ju japë edhe njëherë pak kohë për njëri-tjetrin, për të rindërtuar jetën tuaj seksuale dhe sociale. Ndërkohë, bëni përpjekje të kaloni pak kohë vetëm ju të dy. Dhe mos harroni se të puthurat dhe përkëdheljet janë të nevojshme edhe për njëri-tjetrin, jo vetëm për bebin. Nga ana tjetër është shumë e rëndësishme që babai të harxhojë më tepër kohë duke luajtur dhe mbajtur bebin, kjo do ta lidhë më shumë emocionalisht me atë krijesë të vogël dhe do ta bëjë të ndihet më i përfshirë në jetën familjare. Bebet me baballarët qeshin dhe lëvizin këmbët dhe duart edhe më shumë se me nënën. Me nënën loja është më e qetë dhe më e butë, prandaj i shijoni këto momente pa u ndier i lënë pas dore. Nëna e re nuk do kurrësesi ta bëjë këtë, në fund nga dashuria për ty vendosi të pranonte edhe krijesën tëndë brënda vetes. Për bebin të dyja këto janë të rëndësishme, prandaj në kujdesin për të duhet të përfshihen të dy prindërit.
Lexo edhe:
Cfare urren nje grua para se te behet nene
Nena apo babai? Kush e ushqen me shendetshem femijen?
Roli i babait, si ka ndryshuar me kalimin e kohes?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu