Kur vjen puna tek ndotja, ne nuk marrim në konsideratë ambientin e shtëpisë duke qenë se e konsidrojmë si vendin më të pastër. Ndotja e ambientit të shtëpisë lidhet edhe me substancat e lëshuara nga mobiliet dhe pajisjet elektronike të cilat shkaktojnë shumë probleme shëndetësore tek fëmijët por edhe tek kafshët. Kryesisht komponentet kimike, të lëshuara nga mobiliet dhe pajisjet elektronike të cilat nëse absorbohen nëpërmjet lëkurës apo gëlltiten, mund të jenë e rrezikshme.
Substancat e rrezikshme
Hulumtuesit në Universitetin e Stokholmit (Suedi) kanë treguar se orenditë që përdorim ne në shtëpi dhe pajisjet elektronike kanë substanca të rrezikshme dhe me kalimin e kohës kanë pasoja të rënda në shëndet. Bëhet fjalë për pluhurin që përmbajnë dhe lëshojnë këto pajisje në mënyrë që të mos lejojnë mundësinë e rëniës së zjarrit.
Probleme me hipertiroidizmin
Efektet e para anësore të kontaktit me këto substanca toksike do të ndihen tek tiroidet. Hulumtuesit suedezë thanë në studimin e botuar në “Revistën e Shkencës, Teknologjisë dhe Mjedisit”, që këto substanca janë përdorur për të reduktuar riskun e shfaqjes dhe përhapjes së zjarrit, por me kalimin e kohës ato degradojnë dhe elementët e tyre përbërës kthehen në burime rreziku për shëndetin e njeriut.
Deri tani pasojat janë studiuar tek macet dhe është zbuluar se shumë prej këtyre kafshëve kanë pasur probleme me një formë të hipertiroidizmit.
Efekte të ngjashme tek fëmijët
Fëmijët, sidomos në qoftë se janë shumë të vegjël, priren të futin në gojë gjithçka që gjejnë poshtë. Veçanërisht ata janë të prirur ndaj rreziqeve që kanë lidhje me substancat toksike në shtëpi. Prandaj është e rrezikshme nëse fëmijët ekspohen ndaj këtyre substancave gjatë zhvillimit të tyre, dhe për më tepër kjo gjë mund të shkaktojë pasoja më vonë “duke provokuar probleme me hipertiroidizmin”.
Lexo edhe: Si ndikon higjena ne zhvillimin fizik te femijes?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu