Të disiplinojmë fëmijët nuk do të thotë të kontrollojmë sjelljen e tyre, por t’u mësojmë atyre që të njohin që në moshë të vogël rëndësinë e bashkëpunimit dhe të të qenurit të përgjegjshëm në vendimet që ata marrin për të kryer apo mos kryer një veprim apo sjellje të caktuar.
Disiplina e duhur çon në vetë-motivimin, dhe në vetëkontrollin e tyre emocional që ndikon edhe në të ardhmen e tyre.
Zakonisht disiplina nuk i bën të ndihen mirë fëmijët. Shpesh herë kur prinderit mundohet të disiplinojë fëmijët, ata zemërohen, trishtohen, tensionohen aq sa ndonjëherë kalojnë edhe në të qara. Por një disiplinë e mirë është një nga komponentët më të rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës suaj. Konfrontimet dhe pakënaqësitë që do të keni tani me fëmijën tuaj sigurisht që do ju bëjnë ta njihni më mirë atë dhe do e keni më të lehtë në edukimin e tyrë të mëvonshëm.
Me pak fjalë, disiplina ka të bëjë me mësimin e fëmijës me një sistem vlerash që prindi I llogjikon se janë të drejta dhe atë do e udhëheqin gjithë jetën. Ky sistem i tillë çon në një jetë emocionale më të shëndetshme që e bën fëmijën të ketë vetëkontroll, të jetë i motivueshëm ndaj gjërave pozitive dhe më i sigurt kur i duhet të marrë një vendim. Në një farë mënyre disiplina i ndihmon fëmijët që dhe vetë ata të jenë të disiplueshëm dhe kur të rriten të bëhen të pjekur dhe të ndihmojnë shoqërinë të ecë para.
Por, ku qëndron dallimi mes disiplinës dhe ndëshkimit?
“Fëmijët janë pa frena sepse ata nuk mendojnë pasojat”, shprehet Dr. Allan Beane, specialist i sjelljes së fëmijëve dhe themelues i Bully Free Systems.
Është detyra e prindërit që të bëjë fëmijën të mendojë për pasojat. Për fëmijët disiplina duhet të dihet si diçka që prindi nuk e toleron dhe ajo sjellje do të ketë pasoja.
Që kështu duke përdorur disiplinën si një mjet mësimor, bëjmë që fëmijët tanë të jenë me vendimarres dhe sigurisht njerëz më të mirë që t’i shërbejnë shoqërisë.
Pra që ju të rrisni një fëmijë me vlera dhe nesër të jeni krenar, disiplina nuk duhet të ngatërrohet me ndëshkimin.
Por çfarë forme duhet të ketë disiplina që të arrihet ky rezultat. Studime nga “Revista Mjekësore Shëndeti i Fëmijëve” kanë dalë në këto përfundime:
Disiplina duhet që:
- Të jepet nga një i riitur i cili ka një lidhje të ngushtë me fëmijën.
- Duhet të jetë afër në kohën e kryerjes së sjelljes e cila ka nevojë për ndryshim.
- Duhet të perceptohet si zgjedhja e duhur dhe nga fëmija.
- Duhet t’i përshtatet zhvillimit emocional dhe mendor të fëmijës.
- Të jetë një strukturë vetërritëse, pra me kalimin e kohës fëmija kupton dhe fillon të vetëdisiplinohet.
Në asnjë moment në ketë shkrim, nuk lidhet disiplina me “sfidën për pushtet”. Për më tepër disiplina i jep fuqi fëmijës. Sipas ekspertëve motoja e artë për të disiplinuar fëmijën është “Mësoji fëmijës që të sillet me të tjerët ashtu siç do të donte ai që të tjerët të silleshin me të”. Dhe është pikërisht fakti që përmes sjelljes së mirë ata fitojnë fuqi dhe kontroll.
Lexoni edhe: Sporti qe stimulon me mire femijen tuaj…
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu