Udhezime per komunikimin dhe marredhenien prind-femije

0 0

• Përpiquni të gjeni rregullisht kohë për të bërë diçka zbavitëse me fëmijën tuaj. • Kurrë mos debatoni me njëri tjetrin përpara fëmijës, lidhur me disiplinën.
• Kurrë mos jepni urdhëra, kërkesa, komanda, pa qenë të aftë t’i zbatoni ato në kohë.
• Jini këmbëngulës, pra dënoni apo lavdëroni të njëjtën sjellje në të njëjtën mënyrë, sa më shumë të jetë e mundur.
• Jini dakord të dy palët lidhur me sjelljet e dëshirueshme dhe të padëshirueshme.
• Bini dakord si do t’i përgjigjeni një sjelljeje të papëlqyeshme.
• Bëni sa më shumë të qartë se çfarë e pret fëmijën, nëse ai ose ajo kryen një sjellje të papëlqyeshme.
• Sqarojeni sa më mirë se kush është sjellja e papëlqyeshme, për shembull, nuk mjafton të thoni “dhoma jote është rrëmujë” por duhet të sqaroni më saktë “ke lënë shumë rroba në tokë, nuk ke rregulluar krevatin, librat janë të shpërndarë
etj”.
• Kur ju keni vendosur qëndrimin tuaj dhe fëmija e sulmon këtë qëndrim, mos e mbroni veten. Rivendosni qëndrimin edhe një herë dhe më tej mos ju përgjigjni sulmeve.
• Prisni ndryshime të ngadalta të sjelljes. Mos prisni shumë. Lavdëroni sjelljen që po përmirësohet dhe po i afrohet qëllimit që dëshironi.
• Kujtoni se sjellja juaj është model për sjelljen e fëmijës suaj.
• Nëse njëri nga ju si prind po i mëson fëmijës disiplinën dhe tjetri hyn në dhomë, ky i fundit nuk duhet të ndërhyje në argumentimin që po bëhet.
• Lavdëroni sjelljen e pëlqyeshme me sa më shumë me lavdërime me fjalë, përkëdhelje apo diçka të vogël si një lodër jo të kushtueshme etj.
• Të dy prindërit duhet të kenë një ndarje të barabartë të përgjegjësisë së disiplinës, sa më shumë të jetë e mundur. Nuk është mirë që fëmijët t’i disiplinojë vetëm njëri prind dhe tjetri të thotë: “Prit se ta rregullon babi/ mami qejfin, kur të vijë”.
• Edhe kur jeni shumë të lodhur, bëni shumë përpjekje të dëgjoni përsëri me kujdes fëmijën që po ju flet. Dëgjimi aktiv, i vëmendshëm është një punë e vështirë dhe është shumë më e vështirë kur trupi dhe mendja juaj janë të lodhur.
Dëgjoni me kujdes dhe me mirësjellje. Mos e ndërprisni fëmijën kur po përpiqet të tregojë historinë e tij/saj. Jini i sjellshëm me fëmijën, njësoj si me një shok.
• Mos u bëni kritik apo kërcënues kur fëmija po tregon një ngjarje.
• Mos pyesni “Përse?”, por pyesni “Çfarë ndodhi”?
• Nëse ju keni njohuri mbi situatën, tregojini fëmijës informacionin që dini apo që ju kanë treguar.
• Mos këshilloni dhe mos bëni moral (mos thoni “ti do të flasësh pasi unë të kem pushuar” ose “ bëj si të them unë dhe kjo do ta zgjidhë problemin”), sepse kjo nuk ndihmon në mbajtjen e komunikimit të hapur me fëmijën tuaj.
• Mos përdorni fjalë fyese si për shembull, i trashë, budalla, dembel, apo fjali ofenduese “budalla, kjo s`ka kuptim, ku di ti, ti je fëmijë”.
• Ndihmojeni fëmijën të planifikojë disa hapa, për të zgjidhur një çështje
• Tregoni që e pranoni fëmijën ashtu siç është, pavarësisht nga çfarë ka bërë.
• Përforconi mbajtjen e komunikimit hapur me fëmijën, duke lavdëruar dhe pranuar përpjekjet e tij për të komunikuar.
Si duhet të jetë disiplina?
Megjithëse nuk ka asnjë rregull fiks për të disiplinuar dhe rritur fëmijën tuaj, nga studimet janë vënë re tre grupe kryesore prindërish (sigurisht, këto nuk janë të ndara me thikë):
1. Prindërit autoritarë te cilët janë shumë të rreptë dhe urdhërues, besojnë në autoritetin dhe bindjen absolute. Fëmijët e formuar në këtë mënyrë kanë frikë prej tyre dhe ndihen të frikësuar ndaj sfidave dhe eksperiencave që bëjnë, se mund të dënohen.
2. Prindërit liberalë janë mjaft të butë, nuk vendosin kufij, dhe përfundojnë duke krijuar fëmijë të përkëdhelur, pa respekt dhe të paaftë të bëjnë vetë zgjedhje. Ka më shumë mundësi të kenë probleme me sjelljen e fëmijëve të tyre.
3. Prindërit me autoritet, por jo shumë të rreptë, kanë më shumë mundësi për sukses në betejën për të edukuar sjelljen e fëmijës. Këta prindër vendosin rregulla, kufij, por duke shpjeguar përse janë të nevojshme dhe duke kërkuar edhe mendimin e fëmijëve të tyre kur vendosin rregullat. Ata komunikojnë rregullisht me fëmijët e tyre dhe i nxisin të jenë të pavarur.
Hapi i parë për një disiplinë të mirë është të mësoni si të nxisni sjelljen e mirë tek fëmija juaj. Është më e lehtë që të përforconi një sjellje të mirë se sa të përpiqeni të ndryshoni sjelljet e këqija. Më poshtë janë disa këshilla për të nxitur një sjellje të mirë të fëmijës:
• Përforcojeni dhe lavdërojeni një sjellje të mirë, kur fëmija e bën mirë diçka dhe mësoni t’i kushtoni vëmendje fëmijës tuaj. Fëmijët kanë nevojë për miratim, veçanërisht nga prindërit e tyre, për diçka që ata e kanë bërë mirë. Lëreni fëmijën të kuptojë se ai po vepron drejt, ka bërë diçka sipas rregullave, apo sipas asaj që ju dëshironi. Përkëdheleni, putheni nëse ai po qëndron i qetë, po zbaton një detyrë që i keni dhënë, apo po luan duke bashkëpunuar me të tjerë. Gjithashtu, jepini shenja të miratimit tuaj me fjalë, si për shembull “Shumë bukur, Më pëlqen shumë si ti….”.
• Jepini atij zgjedhje. Kjo e lejon fëmijën të ketë pavarësi. Për shembull jepini një zgjedhje të shtrojë tavolinën apo të vendosë pjatat.
• Bëjeni zbavitëse dhe me humor një sjellje të mirë. Fëmija juaj ka më shumë të ngjarë ta zbatojë nëse e pëlqen diçka. Për shembull thoni “ta shikojmë se kush mund të marrë më shumë lodra nga dyshemeja”.
• Vendosni një sistem shpërblimi për të nxitur një sjellje të mire. Disiplina duhet të jetë këmbëngulëse dhe pasojat duhen sqaruar mirë dhe duhen zbatuar ndaj sjelljes së papëlqyeshme që kryhet. Pasoja duhet t’i përshtatet fajit. Gjithashtu, në rast se ripërsëritet sjellja, pasojat duhen sqaruar përpara, kështu fëmija e di atë që e pret. Dënimi nuk është i nevojshëm, përkundrazi, i dënueshëm. Përdorimi i ndalimeve të përkohshme dhe të shkurtra është një mënyrë e mirë që mund të japë rezultat, nëse bëhet sa herë që ndodh sjellja. Gjithashtu përdorni lavdërimet në një pjesë të ditës, ose gjithë ditën, kur fëmija nuk ka bërë më asnjë thyerje të disiplinës. Përdorni komunikimin miqësor, por këmbëngulës, kur doni t’i thoni fëmijës se është sjellë jo mirë dhe lërini të kuptojë se do të marrë “pasojën” e merituar. Nxiteni të mbajë mend se çfarë pasoje është kjo.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X