E dini se cili është sporti që stimulon më mirë mendjen e fëmijës?
Kalërimi! Ai është një prej disiplinave më të mira për fëmijën tuaj, duke sjellë përfitime jo vetëm në aspektin mendor por edhe në atë fizik. Ky sport i bën fëmijët të fitojnë aftësi më të mira njohëse si edhe përforcon memorien e tyre. Por jo vetëm. Kalërimi i bën fëmijët të jenë gjithashtu edhe më kreativë, duke i bërë më të aftë të zgjidhin problemet e tyre.
Studimi i kryer
Studimi u krye nga studiuesit e Universitetit të mjekësisë veterinare “Azabu” në Japoni, të cilët aprovuan të gjitha përfitimet që kalërimi sjell në zhvillimin e fëmijës. Më pas ky studim u botua në revistën mjekësore “Frontiers in Public Health”.
Por përse kalërimi ndikon kaq pozitivisht në zhvillimin e fëmijës?
Sipas studiuesve kjo ndodh për shkak të dridhjeve që krijohen gjatë kalërimit duke provokuar një stimulim të sistemit nervor. Gjatë testit të kryer, fëmijët që janë marrë me këtë sport kanë dalë me rezultate më të mira. Gjithashtu zhvillimi fizik favorizohet për të qënë më i rregullt, duke ndikuar edhe në tonifikimin e muskujve, kryesisht në ato të këmbëve dhe zonës gluteale.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu