Jo të gjithë arrijmë të kemi një jetë të shëndetshme seksuale dhe ndonjëherë as vetë ne nuk arrijmë të kuptojmë se cilat janë arsyet.
Njihuni me disa prej arsyeve që e bëjnë jetën seksuale problematike
- Stresi. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të bëjnë disa veprimtari të caktuara ndërsa janë të stresuar, dhe ndër to bën pjesë edhe seksi.
- Problemet që partneri mund të ketë. Dhe nëse në këtë rast do të ketë pak komunikim dhe besim tek tjetri, jeta seksuale do të jetë shumë pak aktive.
- Alkooli. Një pije mund t’ju bëjë më pasionantë, por më shumë se një pije do t’ju bëjë të mos jeni në gjendje të keni marrëdhënie intime.
- Mungesa e gjumit. Një natë pa gjumë do të ketë pasoja negative edhe në këtë drejtim.
- Ardhja në jetë e një fëmije. Koha zakonisht shkon e gjitha për fëmijën dhe kjo është e gabuar.
- Medikamentet, si për shembull ato kundër stresit, për uljen e presionit të gjakut, kontraceptivët, kimioterapia, ato që përdoren gjatë terapive të HIV.
- Perceptim jo i këndshëm në lidhje me trupin. Të ndihesh seksi ndikon edhe në një marrëdhënie të mirë seksuale dhe anasjelltas.
- Obeziteti. Sa më e madhe të jetë pesha trupore aq më shumë do të ulet dëshira dhe kjo zakonisht lidhet edhe me pikën më lart.
- Problemet me ereksionin. Shumë meshkuj shqetësohen shumë në lidhje me faktin nëse do të jenë apo jo në gjendje të jenë në lartësinë e duhur me partneren e tyre dhe për pasojë nuk arrijnë të kenë një ereksion.
- Nivele të ulëta të hormonit testosteron. Me kalimin e viteve ky nivel bie dhe po flasim në lidhje me hormonin seksual tek meshkujt.
- Depresioni. Ky problem do t’ju heqë dëshirën e shumë gjërave, duke përfshirë këtu edhe seksin.
- Menopauza. Kjo zakonisht lidhet edhe me tharjen e sekrecioneve vaginale që gruaja përjeton dhe për pasojë nuk do të ketë një lubrifikim të mirë gjatë aktit. Megjithatë kjo nuk vlen për të gjitha gratë.
- Mungesa e një marrëdhënie të afërt me partnerin. Nëse nuk do të kaloni kohë cilësore me të si mund të pretendoni të keni një marrëdhënie të shëndetshme në shtrat?
Duke ditur arsyet, përpiquni të bëni ndryshimet e duhura!
Lexoni dhe: Si te rigjejme pasionin ne cift pas lindjes
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu