Çfarë është?
Menopauza është ajo periudhë e jetës së femrës në të cilën menstruacionet pushojnë dhe nuk vijnë më kurrë. Menopauza është pjesë e procesit natyral të plakjes tek femra. Kjo ndodh pasi në trupin e femrës nuk do të prodhohen më ovocite (vezë) dhe hormonet estrogjen dhe progesterone. Kjo do të bëjë që femra ta ketë të pamundur shtatëzaninë.
Kur ndodh?
Mosha mesatare në të cilën femrat hyjnë në menopauzë është 52 vjeç. Megjithatë ajo mund të variojë nga 42 në 56 vjeç. Menopauza instalohet kur një femër në këtë moshë ka një vit pa menstruacione.
Simptomat
Menopauza duke qenë një pjesë normale e jetës së femrës nuk duhet të konsiderohet si sëmundje apo si problem. Megjithatë, disa femra e kanë të veshtirë të përjetojnë dhe të ambientohen me simptomat e saj që shkaktohen nga mungesa e hormoneve.
Shenja kryesore është ndryshimi në menstruacione të cilat bëhen të çrregullta (shumë afër ose shumë larg, si edhe ndryshimi i fluksit (pakësohet ose bëhet më i bollshëm), duke bërë që më pas periodat të ndalojnë totalisht.
Simptoma të tjera mund të jenë:
– Pagjumësia;
– Shtim në peshë;
– Djersitja;
– Afshet e nxehta;
– Lodhja;
– Dhimbje të kyçeve;
– Tharje të vaginës;
– Probleme me kujtesën;
– Infeksionet urinare;
– Luhatjet e humorit;
– Kruarjet e lëkurës;
– Gjendje depresioni;
– Osteoporoza;
– Problemet e zemrës.
Si të përgatitemi për menopauzën?
Menopauza është një stad i rëndësishëm në jetën e femrës. Për disa mund të jetë një periudhë e vështirë e pasur me probleme fizike dhe emocionale. Për disa të tjera ajo është një periudhë rilindje.
Ja çfarë duhet të bëni:
– Mos konsumoni duhan;
– Ndiqni një dietë të shëndetshme me pak yndyrna, shumë fibra, shumë fruta dhe perime;
– Sigurohuni që të merrni sa duhet kalçium dhe vitaminë D, përmes dietës ose përmes medikamenteve që mund të përshkruajë mjeku;
– Ushtroni aktivitet fizik të vazhdueshëm;
– Konsumoni sa më shumë lëngje;
– Konsumoni sa më shumë pije të ftohta kur shfaqet afshi i nxehtë;
– Përdorni veshje të lirshme në mënyrë që lëkura të ajroset;
– Përdorni lubrifikantë vaginalë me përmbajtje estrogjeni;
– Bëni vizitë tek mjeku.
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu