Prinder te rinj? 6 keshilla per te permiresuar jeten seksuale

0 0

Tashmë prioritet në jetën dhe mendjen tuaj duket se po merr vetëm fëmija juaj, dhe kjo është diçka e gabuar. Ju dhe bashkëshorti juaj keni nevojë të jetoni jetën tuaj jo vetëm si prindër, por edhe si çift.

Ja si të përmirësoni jetën tuaj seksuale pas ardhjes në jetë të fëmijës tuaj!

Planifikoni. Nuk tingëllon aspak romantike, por është gjëja më e mirë që mund të bëni tashmë që në jetën tuaj keni një bebe të vogël që duhet të kujdeseni. Ju mund të oganizoni një “takim” me partnerin tuaj ndërsa fëmija juaj fle. Nëse mes jush ekziston dashuria dhe pasioni, planifikimi nuk do të jetë aspak një faktor negativ në marrëdhënien tuaj.

Mos organizoni takime vetëm në dhomën e gjumit. Kjo do ta bëjë edhe më të këndshme marrëdhënien tuaj.

Mbani mend benefitet. Në më të shumtën e ditëve ju ndiheni e lodhur dhe dëshira juaj më e madhe në momentin që fëmija fle, është të bëni edhe ju të njëjtën gjë. Por nuk duhet të ndodhë kështu. Mbani mend se marredhëniet seksuale do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë dhe të ndieni më pak stres. Gjithashtu do t’ju bëjnë të jeni më të lidhur me partnerin tuaj.

Pranoni se jeta tashmë është ndryshe. Jeta është ndryshe, por marrëdhënia seksuale mund të jetë ende diçka e bukur. Jeni të njëjtët persona, por tashmë me një rol të ri, rol i cili nuk duhet të futet në krevatin tuaj, nuk duhet të “ndërhyjë” mes jush.

Përgatituni. Ju tashmë nuk jeni më shtatëzanë dhe duhet të mbroheni që kjo gjë të mos ndodhë më (e kundërta nëse ju e dëshironi). Zgjedhja e metodës mbrojtëse mund të jetë kontraceptivi, spiralja, prezervativi etj. Nëse gruaja për shkak të homroneve ndien bezdi të vazhdueshme gjatë marrëdhënies, duhet të flasë me mjekun gjinekolog.

Intimiteti duhet të fillojë në kohën e duhur. Duhet të prisni rikuperimin e plotë para se të kryeni sërish marrëdhënie, dhe kjo kohë duhet të jetë jo më pak se 6 javë. Nëse ju keni dëshirë të qëndroni pranë partnerit tuaj, mund të bëni. Intimiteti nuk nënkupton vetëm aktin e plotë seksual.

Lexoni dhe: A ndiejne te gjitha femrat dhimbje gjate seksit pas lindjes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X