Cilat jane metodat kontraceptive moderne?

0 0

Metoda kontraceptive
Pilulat kontraceptive orale (kokrrat, tabletat)

Janë ndër metodat e kontracepsionit më të përdorura gjerësisht nga femrat, në të gjithë botën që nga viti 1960. Ato pihen nga goja për aq kohë sa femra dëshiron të mos ngelet shtatzënë. Tabletat fillohen brenda 7 ditëve të para të ciklit menstrual, por edhe në çdo kohë mbasi sigurohesh që nuk ka një shtatzëni dhe duhet të pihen rregullisht çdo ditë. Është një metodë e kthyeshme që do të thotë që nëse femra dëshiron të ngelet shtatëzanë, mjafton që të ndërpresë pirjen e kokrrave dhe aftësia për të mbetur shtatëzanë rikthehet menjëherë. Nëse femra ka diarre apo të vjella, tabletat nuk thithen plotësisht dhe efekti i tyre zvogëlohet. Nëse harrohet të pihet një tabletë, gjithashtu efekti i tyre zvogëlohet dhe mundësitë për një shtatëzani janë prezente.
Kontraceptivët oralë janë dy llojesh: pilula e kombinuar orale që përmban dy hormone (estrogjen e progestogen), dhe pilula vetëm me progestogen e cila mund të përdoret dhe nga gratë që ushqyejnë fëmijën me gji, e cila duhet të merret çdo ditë në të njëjtën orë.
Kontracepsioni injektabël (depo-provera, injeksioni, gjilpëra)
Aplikohet 1 herë në 3 muaj nga personeli shëndetësor. Nëse një femër zgjedh të përdorë injeksionin, duhet të planifikojë të bëjë injeksionin tjetër menjëherë mbas 3 muajve. Nëse shkohet për injeksionin pasardhës me 2 javë vonesë kjo nuk ka siguri. Injeksioni është metodë e sigurt, e kthyeshme, parandalon shtatëzaninë për një kohë të gjatë, mund të përdoret nga femrat e çdo moshe dhe nuk kërkon përdorim ditor.
Kontracepsioni i urgjencës
Është menduar për përdorim emergjent (prandaj quhet dhe kontracepsioni i urgjencës) në situata pas një marrëdhënie seksuale si: kur nuk janë përdorur kontraceptivët, kur ka dështim ose përdorim jo të saktë të tyre si çarje, rëshqitje të prezervativit, harrimi i 3 ose më shumë pilulave kontraceptive orale të kombinuara rrjesht, marrja më shumë se 3 orë vonesë e pilulës vetëm me progesteron, etj. Pilula e kontracepsionit të urgjencës duhet të merret si një dozë e vetme 1.5 mg brenda tre ditëve pas një marrëdhënieje të pambrojtur ose në dy doza 0.75 mg çdo 12 orë.
Nëse një grua pa dashje merr pilula pasi është shtatëzanë, pilula nuk dëmton nënën apo fetusin. Pilulat kontraceptive të urgjencës janë vetëm për përdorim emergjent dhe nuk duhen përdorur rregullisht si metodë kontraceptive për shkak të efekteve anësore.
Dispozitivi Intra Uterin-DIU
Aparati, spiralja, tubi, T-ja, sterileja, etj. Është një tub i vogël fleksibël në formë T, i cili vendoset në mitër nëpërmjet vaginës nga një mjek i specializuar. DIU të mbron nga një shtatëzani e padëshiruar për një kohë të gjatë, që sipas llojit të DIU shkon deri në 10-12 vjet. DIU është një kontraceptiv ideal për një grua që dëshiron një metodë të vazhdueshme dhe efektive.
Ekzistojnë DIU prej bakri dhe hormonale. Nëse femra ndërron mendje dhe dëshiron të ngelet shtatzënë, mjafton të shkojë te mjeku ta heqi dhe aftësia për të ngelur shtatëzanë rikthehet menjëherë. Kjo metodë nuk ndikon në marrëdhënien seksuale. DIU-ja mund të vendoset në çdo kohë, por do të ishte mirë menjëherë mbas mensturacioneve, mbas lindjes ose mbas abortit për tu siguruar që nuk ka ndodhur një shtatëzani. Është mirë që përpara vendosjes së DIU-së të bëhet një analizë e sekrecioneve vaginale, për tu siguruar që nuk është prezent ndonjë infeksion.
DIU prej bakri mund të përdoret edhe si kontraceptiv urgjence nëse vendoset brenda pesë ditëve të para të një marrëdhënieje seksuale të pambrojtur.
Sterilizimi femëror apo lidhja e tubave te grate
Kjo kryhet në maternitet nga një personel shëndetësor i trajnuar. Është një metodë kontraceptive e pa kthyeshme prandaj, është e përshtatshme për gratë të cilat nuk duan të lindin më fëmijë. Gratë që zgjedhin këtë metodë vazhdojnë të kenë menstruacione normale, por nuk mund të ngelen shtatëzanë. Për këtë arsye, nëse vendoset të përdoret kjo metodë duhet menduar mirë paraprakisht.
Sterilizimi kirurgjik mashkullor
Është një metodë e cila konsiston në mbylljen e tubave te meshkujt. Kjo është një metodë e përhershme prandaj, është shumë e mirë për ata meshkuj të cilët kanë vendosur të mos kenë më fëmijë në të ardhmen.
Prezervativi/kondomi
Është një metodë e thjesht për tu përdorur. Prezervativi është e vetmja metodë kontraceptive e cila të mbron njëkohësisht si nga një shtatëzani e padëshiruar, ashtu edhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Prezervativi është një metodë e thjesht për tu përdorur, metodë e sigurt, pa efekte anësore hormonale, nuk ka nevojë për kujdesin e specialistit, i lehtë për ta marrë apo blerë në çdo vend, në çdo mund të përdoret nga çdo moshë si dhe mund të mbahet lehtësisht me vete. Përpara se të fillohet përdorimi i një metode kontraceptive duhet konsultuar me një personel shendetësor. Ai do ta ndihmojë për të zgjedhur se çfarë metode do të përdorë si dhe për të marrë informacion më të hollësishëm për metodën e zgjedhur.
Artikuj te ngjashem:
Kontraceptivet e emergjences
Cfare duhet te dime ne lidhje me kontracetivet orale?
RU-486 pilula abortuese
Parandalimi i shtatezanise me anen e spirales






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X