Çfare duhet te dime ne lidhje me kontraceptivet orale

0 0

Çfarë janë kontraceptivët oralë?
Kontraceptivët e marrë me anën e rrugëve orale parandalojnë shtatzanitë e padëshiruara të çifteve. Ato frenojnë ovulacionin si edhe e bëjnë mukusin çervikal më viskoz, duke bërë kështu të pamundur penetrimin e spermatozoidëve në kavitetin uterin.

Si veprojnë?
Kontraceptivët oralë përbëhen nga hormone, të cilat janë përbërës kimikë të prodhuar nga trupi i njeriut për të kontrolluar funksionin e pjesëve të ndryshme të tij. Zakonisht përdoren kontraceptivët që përbëhen nga të kombinimi i progresteronit dhe estrogjenit. Këto hormone ndikojnë në kryerjen me sukses së “detyrës” të kontraceptivëve.

Sa efikasë janë kontraceptivët?
Nëse kontraceptivët do të merren në mënyrë të rregullt, pra çdo ditë dhe në të njëjtën orë do të jenë shumë efikase. Ndërsa flasim për efikasitet mund të themi se është më i lartë nëse përdoren kontraceptivë të kombinuar, sidomos nëse ndiqet një orari fiks i sipërpërmendur, pasi kjo do të mbajë nën kontroll hormonet në trupin e femrës.

A sjell efekte anësore përdorimi i kontraceptivëve oralë?
Në më të shumtën e rasteve marrja e kontraceptivëve oralë nuk sjell asnjë efekt anësor tek femra. Megjithatë, ashtu si edhe çdo medikament tjetër, edhe përdorimi i tyre mund të ketë disa rreziqe për shëndetin e gruas.

Në cilat raste nuk duhen marrë kontraceptivët oralë?
– Nëse jeni shtatzënë;
– Nëse keni migrenë;
– Nëse keni çrregullime të trashëgueshme në koagulimin e gjakut;
– Nëse ju është diagnostikuar tumor në gji;
– Nëse keni kaluar dhe jeni mjekuar për trombozë, tromboemboli apo tromboflebite;
– Nëse keni kaluar infarkt të miokardit, ishemi apo hemorragji cerebrale si edhe probleme të tjera të zemrës;
– Nëse keni tension të lartë;
– Nëse keni lupus eritematoz;
– Nëse keni sëmundje të mëlçisë;
– Nëse keni diabet;
– Nëse pini duhan dhe jeni më shumë se 35 vjeç.

Cfarë të mirash sjell përdorimi i kontraceptivëve oralë?
Kontraceptivët oralë përveçse janë të thjeshtë për t’u marrë nuk ndikojnë në jetën seksuale të çiftit.

Ato, përveçse për parandalimin e shtatzanisë mund të përdoren edhe për qëllime të tjera si:
– Reduktim të dhimbjeve menstruale;
– Reduktim të fluksit menstrual;
– Reduktim të rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve inflamatore pelvike;
– Përdoren për të luftuar aknet;
– Përdoren kundër osteoporozës;
– Përdoren kundër problemeve të ndryshme të gjirit;
– Reduktojnë aneminë e shkaktuar nga menstruacionet e çrregullta dhe të bollshme.
Marrja e kontraceptivëve të kombinuar mund të bëhet edhe për të kontrolluar ciklin menstrual, duke i marrë për më tepër se 21 ditë. Cikli i munguar do të shfaqet disa ditë pas ndërprerjes së pilulave orale.
Nëse gjatë marrjes së kontraceptivëve vëreni hemorragji të lehtë nuk duhet ta ndërprisni. 6 muaj e parë kjo është një dukuri normale.

Dizavantazhet
Siç e përmendëm edhe më lart në më të shumtën e rasteve përdorimi i kontraceptivëve nuk sjell pasoja negative për shëndetin e gruas, por në rastet e ralla që ndodh mund të bëhet shkaktar i:
– Shfaqjes së spotingut intramenstrual (hemorragji midis cikleve menstruale);
– Dhimbjeve të gjoksit;
– Nauzave dhe të vjellave.
Përjetimi i këtyre efekteve anësore nuk është tregues i domosdoshmërisë së ndërprerjes së kontraceptivëve oralë, pasi ndryshe rrezikohet shtatzania. Nëse këto efekte anësore vazhdojnë për më shumë se 3 muaj, atëherë ai duhet të ndërohet. Brenda 2 muajve nga ndalimi i pilulës orale, cikli do të rimarë karakteristikat që ka pasur para përdorimit të tyre.

Kur përdorimi i kontraceptivëve shfaq komplikacione serioze?
Në disa raste shumë të rralla pilulat orale mund të shkaktojnë komplikacione serioze si:
– Infarkt miokardi;
– Hemorragji cerebrale;
– Trombozë;
– Hipertension;
– Përkeqësim të sëmundjeve të mëlcisë;
– Gurë në tëmth;
– Ikter.
Rreziku për këto komplikacione do të rritet në rastet kur pilulat merren atëherë kur kundërindikohen.

Si bëhet marrja e kontraceptivëve oralë?
Mënyra e marrjes së kontraceptivëve është e ndryshme për lloje të ndryshme dhe për gra të ndryshme. Shumica e paketimeve janë me 28 ose 21 tableta. Në të dyja rastet tabletat me hormone janë vetëm 21, por në rastin e konfeksioneve me 28 tableta, 7 janë rikujtuese. Ato nuk përmbajnë hormone.
Ato duhet të merren për 21 ditë, duhet të bëhet një pauzë dhe më pas mund të rifillohet marrja e tyre. Megjithatë, tabletat mund të merren çdo ditë, edhe për më shumë se 21 ditë, në qoftë se duam të shtyjmë datën e menstruacioneve.
Nuk duhet të harrojmë se pilulat nuk janë të efektshme në 100% të rasteve. Në raste shumë të rralla, ato nuk janë efikase. Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim, pasi rreziku për anomali fetale në shtatnitë e arritura gjatë administrimit të kontraceptivëve oralë, është shumë i papërfillshëm.
Nëse ju do të dëshironit një shtatzani, atëherë mund të ndërprisni marrjen e pilulës. Shtatzania është e mundshme që në muajin e parë pas ndërprerjes së pilulave.

Si duhet bërë marrja e kontraceptivëve pas shtatzanisë?
– Pilulat kontraceptive të kombinuara mund të fillohen pasi kanë kaluar të paktën 3 javë nga lindja. Nisja në një moment më të vonë, të paktën 6 javë pas lindjes rezervohet në rastet kur femra është në rrezik më të rritur për trombozë (obeze, mosha > 35 vjeçe, lindje me operacion cezarian, duhanpirëse etj).
– Pilulat vetëm me progesteron, mund të përdoren menjëherë pas lindjes.

Si mund t’i marr pilulat pas abortit?
Pilulat, qofshin të kombinuara apo vetëm me progresteron, mund të merren menjëherë pas abortit.

A mund të përdor pilulën orale nëse ushqej një fëmijë me gji?
– Pilulat vetëm me progresteron nuk ndikojnë aspak ne qumështin e gjirit;
– Pilulat e kombinuara duhet të fillohen pas 6 javëve të para të laktacionit, pasi nëse përdoren që në fillimim mund të ndikojnë në sasinë dhe cilësinë e qumështit të gjirit. Pas 6 javëve të para ato mund të përdoren me siguri.

Lexoni edhe: Kontraceptivet e emergjences






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X