Kontraceptivet e emergjences

0 2

Cfarë është kokrra e ditës tjetër?
Ky medikament është një përbërje farmacologjike e cila klasifikohet si një kontraceptiv emergjence. Një marrëdhënie seksuale e pambrojtur, e cila konsumohet në periudhën e ovulimit të gruas, pra në periudhën e saj fertile ka një probabilitet të lartë për të shkaktuar një shtatëzani. Për këtë arsye nëse ndodh dicka e tillë, të cilën sigurisht që nuk e doni mund të përdoret kokrra e ditës tjetër, ose siç quhet ndryshe edhe kokrra 72 orëshe. Kjo pilulë nuk duhet të ngatërrohet me RU-486 e cila është një pilulë që shkakton abort (provokon abort kimik).
Kur dhe si duhet të merret kjo kokërr?
Kokrra duhet marrë brenda 72 orëve nga marrëdhënia e pambrojtur, dhe mendohet se veprimi i saj është më efikas nëse merret sa më parë të jetë e mundur. Ajo mund të merret në çdo moment duke qënë se nuk dihet momenti i saktë kur gruaja ka ovuluar në momentin që ka ndodhur marrëdhënia.
Si funksionon?
Nëse kokrra merret brenda 24 orëve nga marrëdhënia e pambrojtur, efikasiteti i saj i testuar është mbi 95%. Efikasiteti i saj ka tendencë të bjerë me kalimin e kohës për të mos pasur më asnjë efekt pas 72 orësh. Këshillohet që pasi keni marrë kokrrat e emergjencës të përdorni mjete mbrojtëse lokale (prezervativ), kjo deri në ciklin e radhës, pasi ato nuk janë në gjendje t’ju mbrojnë në vazhdimësi, por vetëm për marrëdhënien e pambrojtur që keni pasur në një moment të caktuar. Është mirë që të tregoni kujdes në vazhdimësi për të pasur gjithmonë marrëdhënie të mbrojtura, gjë e cila mund të arrihet me anën e prezervativit, spirales, diafragmës etj, kjo për të shmangur një përdorim tjetër të kokrrave.
Cila është substanca aktive e këtyre kokrrave?
Pavarësish emrit komercial, të gjitha pilulat e emergjencës kanë në bazë si substancë aktive levonorgestrelin, i cili është një progrestenik, derivat i nandrolonit, me një dozë prej 1.5 mg. Mund të ndodhë që medikamentin ta gjeni në formën e një kokrre të vetme e cila e ka të përqëndruar në të gjithë substancën aktive, dhe në disa raste ajo mund të jetë e ndarë në dy kokrra. Progresteniku vepron mbi sistemin hormonal të gruas duke ngadalësuar apo ndaluar ovulimin e gruas. Kjo ndodh pas veprimit të kësaj substance në hipofizë, e cila më pas nuk është më në gjendje të stimulojë vezoret, pa lënë pa përmendur faktin që progresteniku vepron edhe në ambientin vaginal duke e bërë të vështirë futjen e spermatozoidëve dhe takimin e tyre me qelizën vezë. Nëse në trupin e gruas ka ndodhur ovulimi, substanca aktive mund të ndërhyjë në fekondim duke modifikuar mukozën e uterusit, i cili nuk e pranon implantimin e vezës.
Disa ide për të larguar dyshimet
Nga sa thamë më sipër është e qartë se kjo pilulë nuk shkakton abort. Nëse veza është implantuar në endometrium, kjo pilulë nuk shkakton abort. Në fakt ajo quhet “pilula anti-ovulim”. Ajo nuk ka asnjë efekt mbi implantimin e vezës së fekonduar ashtu sic mund ta bëjë pilula RU -486.
Efektet anësore
Në përgjithësi nuk mund të flasim për kundër indikacione të qarta, pasi kjo kokërr nuk përmban estrogjen, i cili është një hormon që shfaq simptoma të dukshme. Kjo vërtetohet me faktin që në shumë vende të botës mund të merret pa përshkrimin e mjekut. Nuk këshillohet absolutisht përdorimi i shpeshtë i saj, por duhet të merret vetëm në rastet emergjente.
Duhet të dini se:
• Pilula nuk duhet të merret nga gratë që kanë problem me mëlçinë;
• Nuk duhet të merret nga gratë që kanë patologji të lidhura me tretjen.
• Gjatë gjidhënies gruaja nuk duhet të ushqejë me gji për 7-8 orë pasi ka marrë kokrrën, sepse substanca aktive shkon edhe në qumësht.
Efektet anësore
Janë të shumta efektet anësore që shkakton ky medikament, të cilat në përgjithësi zhduken pas 48 orësh.
• Të përziera dhe të vjella. Nëse të vjellat fillojnë në tre orët në vazhdim nga marrja e kokrrës së parë, efektet e saj mund të mos jenë në limitet maksimale dhe për këtë arsye duhet të rimeret.
• Dhimbje në gjoks, e cila mund të vazhdojë deri në ardhjen e ciklit;
• Dhimbje barku;
• Diarre;
• Dhimbje koke;
• Marrje mendsh;
• Lodhje;
• Gjakderdhje të cilat mund të vazhdojnë deri në shfaqjen e ciklit;
• Menstruacione të bollshme;
• Çrregullime të mundshme të ciklit menstrual;
• Nëse është marrë edhe herë të tjera mund të shkaktojë shtatëzani jashtë mitre.
Nëse dyshoni për shtatëzani edhe pasi keni marrë kokrrat duhet të bëni menjëherë një test shtatëzanie.






  1. Dona Dona

    Pa e ditur qe isha shtatzen e kam pi kete kokerr cfar mund ti ndodh femijes ne kete rast

    1. Kimete Klenja

      Dona Dona, domethënë ju jeni shtatzënë dhe pilula nuk ka funksionuar. Mos u shqetësoni për fëmijën, por për veten pas shtatzënisë. Vëreni me kujdes ndryshimet hormonale ose çrregullimet nervore, mbani nën kontroll mëlçinë dhe kontrolloni vazhdimisht gjirin dhe mitrën. Me jetë të gjatë fëmija!

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X