RU-486, pilula abortuese

0 0

Cfarë është RU-486?
Kjo është një pilulë e cila shërben për të ndërprerë në mënyrë të vullnetshme një shtatëzani deri në javën e 7-të të saj. Ky medikament merret në anë orale dhe gjithmonë nën mbikqyrjen e mjekut dhe është në gjendje të pengojë zhvillimin e embrionit, duke favorizuar daljen e tij nga vagina. Pulila RU-486 provokon shkëputjen dhe largimin e indeve embrionale duke bllokuar veprimin e receptorëve të progresteronit në mukozën e muskujve të mitrës. Për të favorizuar abortin kjo pilulë shoqërohet pas 48 orësh nga një pilulë prostaglandine. Këto medikamente nxisin aktivitetin e kundërt të miometrit gjë e cila shkaktonm daljen e embrionit, pra abortin.
Avantazhet
Sigurisht që aborti nuk është një zgjidhje e mirë për t’u marrë në konsideratë, bëhet fjalë për një jetë dhe këtë nuk duhet ta harroni asnjëherë, megjithatë kjo pilulë mund të jetë një zgjidhje shumë e mirë për të përfunduar një shtatëzani që nuk ka marrë zhvillimin e duhur. Në një situatë të tillë gruaja duhet të ketë mbështetjen e bashkëshortit dhe familjarëve, për të kaluar në mënyrë më të lehtë këtë situatë të vështirë. Pilula RU-486 sjell avantazhe pasi:
• Shkakton abortin pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale;
• Nuk kërkon anestezi;
• Ndalon shtatëzaninë në një moment që nuk mund të kryhet ai kirurgjikal;
• Eviton pastrimin apo aspirimin pas abortit;
• Gruaja që merr këtë pilulë nuk vendoset nën rrezikun që vihen zakonisht gratë që bëjnë abort me anën e ndërhyrhjes kirurgjikale si steriliteti , trauma e qafës së mitrës, shtatëzani jashtë mitre;
• Kushton më pak;
• Është efikase në 95% të rasteve;
• Nuk kërkon nevojën për shtrim në spital.
Pilula dhe fertiliteti
Zakonisht kjo pilulë nuk shkakton probleme me fertilitetin e gruas. Megjithatë marrja e këtij medikamenti mund të shkaktojë disa efekte negative në shtatëzanitë e ardhshme, si për shembull:
• Gjakderdhje uterine në fazën fillestare të shtatëzanisë së ardhshme;
• Peshë e vogël e fëmijës;
• Lindje e parakohshme;
• Plaçenta previa, e cila mund të shkaktojë probleme në muajin e 3-të të shtatëzanisë, gjë e cila mund të shkaktojë hemoragji edhe të mëdha.
Rreziqet
Deri tani nuk mund të flasim për përfundime të sakta të cilat vërtetojnë efektin kancerogjen të pilulës. Rreziku i shkaktimit të vdekjes së nënës pas marrjes së pilulës është relativisht i vogël.
Efektet anësore
Jo të gjitha gratë mund të marrin pilulën RU-486 sepse edhe ajo ashtu sic do medikament mund të ketë efekte anësore. Kjo pilulë nuk duhet të merret në rast se:
• Nëna ka në trup të vendosur një spirale;
• Kemi të bëjmë me shtatëzani jashtë mitre;
• Nëna ka insuficiencë renale;
• Nëna bën terapi anti-koaguluese;
• Merr kortikosteroidë;
• Ka probleme me koagulimin e gjakut;
• Ka një fëmijë në gji.
Kujdes të vecantë në lidhje me përdorimin e këtij medikamenti duhet të tregojnë gratë të cilat konsumojnë më shumë se 10 cigare në ditë, dhe mbi të gjitha nëse janë më të mëdha se 35 vjeç. Gjithashtu për të evituar rrezikun e problemeve kardiovaskulare duhet të tregojnë kujdes edhe nënat me sëmundje të rënda kronike respiratore, kardiovaskolare, renale, hipertension, diabet mellitus, anemi të rëndë etj, të cilat nuk duhet ta marrin në asnjë mënyrë RU-486.
Si vepron?
Kjo pilulë përbëhet nga mifepristoni, i cili është një hormone steroid anti-progestenik që vepron menjëherë në receptorët progrestenikë, duke bllokuar veprimin e tyre në uterus. Pra, progresteroni është një hormon progrestenik që sekretohet nga placenta në mënyrë që të sigurojë mirëqënien e shtatëzanisë. Kjo kokërr ndalon zhvillimin e embrionit në bazë të dy modaliteteve:
• Bllokon veprimin e receptorëve progestenikë në mukozën e muskulaturës uterine;
• Favorizon shkëputjen dhe eleminimin e mukozës uterine.
Pas marrjen së RY-486 embrioni del jashte trupit të gruas në formën e menstruacioneve.
Kush mund ta përdorë?
Kjo kokërr mund të përdoret për të ndërprerë një shtatëzani brenda 49 ditëve nga ngjizja, dhe në disa vende europiane përdoret deri në 63 ditë. Zakonisht merret në rastet kur gruaja ka në bark një fetus pa jetë. Pasi embrioni del jashtë gruaja do të ketë gjakderdhje të mëdha të shoqëruara me dhimbje në fundin e barkut, e cila mund të zgjasë 14-17 ditë, por në disa gram und të zgjasin edhe 70 ditë. Mund të vihen re edhe marrje mendsh, të vjella ose dhimbje koke.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X