Si behet parandalimi i shtatzanise me anen e spirales

0 0

Cfarë është spiralja?
Spiralja është një aparat i vogël plastik në formë T-je, krahët e së cilës janë të rrethuar me tel bakri, e cila vendoset në mitrën e gruas nga mjeku gjinekolog. Ajo është formë e planifikimit familjar, e cila mbron gruan nga shtatëzania e padëshiruar gjatë një periudhe 12-vjeçare, por që edhe mund të hiqet në çdo moment që dëshiron ajo.
Pothuajse të gjitha spiralet kanë dy fije najloni në fund, të cilat dalin nga qafa e mitrës në vaginë. Këto fije shërbejnë për të kontrolluar nëse spiralja është ende aty.
Pse duhet të zgjedhim spiralen?
Spiralja është shumë e sigurt dhe e efektshme për parandalimin e shtatëzanisë së paplanifikuar deri në 99.4 %, si edhe siguron një mbrojtje afatgjatë për gruan. Në çdo moment që ju mund të vendosni ta hiqni atë nga trupi juaj, mund të tentoni për shtatëzani e cila mund të rezultojë pozitive menjëherë. Spiralja nuk ndikon aspak në marrëdhëniet seksuale dhe nuk nuk e detyron gruan të kryejë vizita të herëpashershme tek mjeku, përveç rastit që duhet hequr nga trupi.
Si funksionon?
Spiralja është një mënyrë mbrojtëse e cila vendoset nga mjeku gjinekolog. Ajo ndalon vezën dhe spermatozoidët të bashkohen menjëherë pas vendosjes. Kjo mbrojtje sigurohet për të gjitha femrat seksualisht aktive, pavarësisht moshës apo pranisë së një shtatëzanie të mëparshme nga e cila mund të ketë ardhur ose jo në jetë një fëmijë, si edhe tek femrat mbi 40 vjeç.
Cilat janë efektet anësore që mund të lindin nga vendosja e spirales?
Jo të gjitha gratë mund të kenë efekte anësore pas vendosjes së spirales, por tek disa mund të ndodhë që:
– Të shfaqen menstruacione më të zgjatura se zakonisht si edhe me fluks më të madh;
– Të vërejnë njolla gjaku edhe jashtë ditëve të menstruacioneve, por në sasi të pakta;
– Dhimbje më të mëdha gjatë ditëve të menstruacioneve.
Zakonisht efektet anësore zgjatin 3-6 muajt e parë, por nëse vëreni diçka që nuk shkon gjatë muajve në vazhdim, kontaktoni mjekun gjinekolog në mënyrë që t’ju bëjë një vizitë përcaktuese të situatës.
Kur mund ta vendosim spiralen?
Në çdo moment që gruaja dëshiron mund ta vendosë spiralen, por që ta bëjë këtë duhet të jetë e sigurt që nuk është shtatëzanë. Nëse sapo keni sjellë në jetë një fëmijë mund ta vendosni atë 4-6 javë pas lindjes. Ajo është metoda më e mirë dhe më e përshtatshme e planifikimit familjar dhe mund të vendoset shumë lehtë nga mjeku gjinekolog.

Lexoni dhe: 16 mënyra të ndryshme kontraceptive për të parandaluar shtatzaninë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X