Planifikimi familjar i lejon njerëzit të arrijnë numrin e dëshiruar të fëmijëve dhe të zgjedhin periudhën nga një shtatëzani tek tjetra. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të metodave kontraceptive dhe trajtimit të infertilitetit.
Përfitimet e planifikimit familjar
Promovimi i planifikimit familjar për të siguruar përdorimin e metodave të preferuara kontraceptive për gratë dhe çiftet është thelbësor për të siguruar mirëqenien dhe pavarësinë e grave, duke mbështetur shëndetin dhe zhvillimin e komuniteteve. Planifikimi familjar lejon çiftet të kenë numrin e dëshiruar të fëmijëve dhe të përcaktojnë distancën midis shtatzënive, duke përdorur metoda kontraceptive.
• Parandalon shtatëzanitë me rreziqe shëndetësore
Aftësia e një gruaje për të zgjedhur nëse dëshiron, si dhe kur dëshiron të jetë shtatëzanë ka një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe mirëqenien e saj. Planifikimi familjar lejon përcaktimin e hapësirës midis shtatëzanive dhe mund të vonojë shtatëzaninë tek gratë e reja nga rreziku në rritje i problemeve shëndetësore dhe vdekjes nga shtatëzanitë në moshë të hershme. Ai parandalon shtatëzanitë e padëshiruara, duke përfshirë edhe ato të grave në moshë të madhe që përballen me rreziqe të rritura që lidhen me shtatëzaninë.
Planifikimi familjar u mundëson grave të cilat dëshirojnë të kufizojnë madhësinë e familjeve të tyre ta bëjnë këtë. Evidencat tregojnë se gratë që kanë më shumë se katër fëmijë janë në rrezik në rritje për vdekshmëri amtare. Duke ulur numrin e shtatzënive të padëshiruara, planifikimi familjar gjithashtu redukton nevojën për abort të pasigurt.
• Redukton vdekshmërinë foshnjore
Planifikimi familjar mund të parandalojë shtatëzanitë me interval të ngushtë nga njëra-tjetra dhe sëmundjet e lidhura me këto shtatëzani dhe lindje, të cilat kontribuojnë në norma më të larta të vdekshmërisë foshnjore në botë. Gjithashtu, foshnjat e nënave që vdesin si pasojë e lindjes kanë një rrezik më të madh për vdekje dhe shëndet të dobët.
• Parandalon HIV/AIDS
Planifikimi familjar zvogëlon rrezikun e shtatëzanive të padëshiruara te gratë që jetojnë me HIV, duke rezultuar në foshnje më pak të infektuar, si dhe në më pak jetim. Përveç kësaj, prezervativët (si një metodë e planifikimit familjar) sigurojnë mbrojtje të dyfishtë si kundër shtatëzanive të padëshiruara ashtu dhe kundër Infeksioneve Seksualisht të Transmetueshme (IST) përfshirë HIV.
• Ndihmon në fuqizimin e njerëzve dhe rritjen e arsimimit
Planifikimi familjar u mundëson njerëzve të bëjnë zgjedhje të informuara në lidhje me shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues. Planifikimi familjar përfaqëson një mundësi për gratë për të rritur arsimimin dhe pjesëmarrjen në jetën publike, duke përfshirë punësimin. Përveç kësaj, duke pasur familje të vogla iu lejon prindërve për të investuar më shumë në secilin fëmijë. Çiftet me më pak fëmijë janë më mirë në gjendje tu sigurojnë atyre ushqim, veshje, strehim e shkollim. Fëmijët me më pak vëllezër e motra janë më të prirur për të vazhduar më gjatë shkollimin se ata me shumë vëllezër e motra.
• Redukton shtatëzanitë tek adoleshentët
Adoleshentet shtatzëna kanë më shumë gjasa të kenë lindje parakohe apo fëmijë me peshë të ulët në lindje. Foshnjet e lindura nga adoleshentet kanë norma të larta të vdekshmërisë foshnjore. Shumë vajza adoleshente shtatëzëna duhet të lënë shkollën. Kjo ka implikime afatgjata për ato si individ, familjet dhe komunitetet e tyre.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu