Ajri i shtëpisë tuaj duhet të jetë shumë i pastër, sidomos nëse në të jeton një fëmijë. Ju duhet të dini se mund të gjenden shumë substanca të fshehura në ambientet që jetojmë çdo ditë dhe për këtë arsye është e rëndësishme të ndiqni këshillat e mëposhtme.
Si ta bëjmë ajrin e shtëpisë të përshtatshëm për fëmijën dhe gjithë familjen?
• Mos konsumoni në asnjë mënyrë duhan dhe nëse dikush nga familja e konsumon duhet të pastrohet mirë para se të shkojë pranë fëmijës.
• Kujdes me mobiljet që mbani në shtëpi. Nëse janë të lyera me llak duhet të dini që nuk janë shumë të shëndetshme.
• Lagështira në shtëpi nuk duhet të jetë as shumë e lartë, as shumë e ulët. Duhet të jetë rreth 50%. Kujdes me mykun e mureve.
• Pastroni me produkte natyrale dhe më pas e shpëlani mirë. Nëse përdorni produkte industriale ndiqni të gjitha udhëzimet e tyre.
• Lulet brenda shtëpisë do t’ju ndihmojnë të krijoni një ambient më të shëndetshëm.
• E hapni shpesh dritaren për të ndërruar ajrin edhe nëse jeni në dimër. Në momentin që do ta bëni këtë fëmijën çoheni në dhomën tjetër.
• Kujdes me përdorimin e aromatizuesve dhe qirinjve aromatikë. I evitoni brenda shtëpisë dhe sidomos në dhomën e gjumit. E pastroni mjaftueshëm edhe kondicionerin.
Lexoni edhe: Si te kemi nje shtepi te shendetshme?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu