Si te largojme mykun nga muret e shtepise?

0 0

Problem i mykut nuk është vetëm estetik por edhe shëndetësor.Shkaktari kryesor i formimit të mykut është lagështira. Para së gjithash na duhet t’ju themi se mykun duhet ta trajtoni si dicka të gjallë, dhe për pasojë nuk duhet të mundoheni ta largoni me anën e furçave. Ai mund të shumohet me anën e sporeve të cilat qarkullojnë në ajër dhe një veprim i tillë nuk do të ishte efektiv.

Por si duhet të veprojmë në këtë rast?

  • Pastroni zonën e prekur nga myku me anën e ujit të oksigjenuar 130 gradë. Kujdes sytë dhe duart! Pasi e keni fërkuar murin me një copë të zhytyr në ujë të oksigjenuar e lini të pushojë për disa ditë.
  • Edhe uthulla e bardhë vepron mbi mykun dhe është nje metodë edhe më e thjeshtë. Përzieni 2 gota uthull me 1 lt ujë të nxehtë dhe më pas e pastroni murin me anën e një cope të zhytur në këtë përbërje. Edhe në këtë rast myku do të jetë zhdukur pas disa ditësh.
  • Përzieni 3 lugë sodë bikarbonat, 1 lt ujë, 3 lugë ujë të oksigjenuar 30 gradë, dhe 3 lugë kripë. E hidhni këtë përbërje në një shishe që spërkat (për shembull në atë të ilacit të xhamave që tashmë ka mbaruar) dhe më pas e spërkatni murin. E lini të veprojë disa ditë.
  • Në asnjë mënyrë mos përdorni klor (Açe) kundër mykut edhe pse mund të duket si një produkt mrekullibërës. Ai do të zbardhë muret tuaja pothuajse menjëherë.
  • I lyeni muret tuaja me një bojë të posaçme e cila nuk e lejon krijimin e mykut duke qënë se është më rezistente ndaj lagështirës.

Mund të përdorni gjithashtu edhe produkte specifike, duke ju drejtuar një stafi profesional i cili do t’ju japë udhëzimet e duhura

Lexo dhe: Kujdesi per lulet e shtepise






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X