Kujdesi per lulet e shtepise

0 0

Kujdesi për lulet e dhomës
Shumica e luleve të dhomës duan një temperaturë të freskët dhe nuk e durojnë dritën e fortë.
Pavarësisht nga ujitja sistematike duhet që qoftë dhe një herë në javë gjethet dhe kërcejtë të shpëlahen me spërkatës duke pasur kujdes që të mos lagen boçet dhe lulet.
Amatorët e luleve të dhomave i lagin shumë lulet, për këtë arsye rrënjët kalben dhe lulet thahen. Në vjeshtë lulet duhet të ujiten me ujë në temperaturën e dhomës, ndërsa në dimër me ujë 2-3 gradë më të ngrohtë. Lulet ujiten me ujë të zakonshëm çezme, por të ndjenur në mënyrë që t’i ketë ikur klori. E dobishme është edhe spërkatja e gjetheve me spërkatës në cdo kohë të vitit por në vjeshtë edhe në dimër më rrallë.
Kaktuset
Këto lule duan minimumin e lagështirës, sidomos në vjeshtë dhe në dimër. Në dimër ato duhen ujitur 1 herë në muaj, por kujdes që toka të mos thahet sipër.
Fikuset
Këto lule kërkojnë mjaft dritë dhe ajër. Në verë ai duhet ujitur çdo ditë dhe gjethet duhet të spërkaten me ujë të ngrohtë.
Bimët e gjelbra që përdridhen duhen mbajtur në vende më të freskëta, ato nuk duan shumë dritë. Nuk duhet të ujiten shpesh. Tokës duhet t’i hidhet pleh dhe dheu duhet ndërruar në pranverë 1 herë në 4 vjet.
Lulet e dhomave plehërohen vetem në periudhën e rritjes ( mars-gusht ). Në dimër bima nuk duhet plehëruar. Në këtë periudhë ato vaditen mëngjeseve, kurse në verë në mbrëmje.
Si duhet t’i ruajmë lulet që të mos thahen në qoftë se nuk do të jemi në shtëpi për një kohë të gjatë?
Ka disa mënyra:
– Në një thes të fortë polietileni hidhet ujë, në grykë vendoset një vazo lulesh ( me të çarën nga ana e poshtme ) dhe mbyllet me gomë. Fundi i vazos nuk duhet te prekë sipërfaqen e ujit. Uji duke avulluar do të njomë dheun e vazos.
– Pranë cdo vazo lulesh vendosim nga një kavanoz prej qelqi të mbushur me ujë. Ai mbulohet me një kapak, në të cilin është bërë një e çarë. Bëhen disa fitila me pambuk, njëra anë e fitilit futet në kavanozin me ujë, ana tjetër kalohet nga e cara e kapakut dhe rrotullohet 2-3 herë rreth lules në dheun e saj. Në vend të disa kavanozave mund të përdoret një kovë ose një enë tjetër.
– Në dheun e lules vendoset një sfungjer i lagur. Bima do të thithë dalëngadalë nga sfungjeri lagështirën dhe kështu nuk do të thahet.
– Vazot e reja duhet të lagen mirë para se të mbillen lulet në to, pasi thithin pjesën më të madhe të lagështirës dhe lulja mund të thahet.
Rimbjellja e luleve
Lulet e dhomës rimbillen në pranverë. Lulet e reja duhen rimbjellë çdo pranverë, kurse të mëdhatë, nëse janë të mbajtura mirë, 1 herë në 2-3 vjet.
Gjatë rimbjelljes duhet pasur kujdes sistemi i rrënjëve. Rrënjët e sëmura dhe të kalbura duhen hequr me një thikë të mprehtë dhe vendi i prerë i rrënjës duhet lyer me pluhur qymyr druri. Pas rimbjelljes bima duhet të ujitet me ujë të bollshëm.
Perimetri i vazos së ru duhet të jetë një gisht më i madh se i pari. Nuk duhen marrë vazo shumë të mëdha, pasi kjo pengon rritjen dhe zhvillimin e lules. Kur bëhet rimbjellja, goditet me shkop të hollë dheu midis anëve të vazos dhe lëmshit të rrënjëve në mënyrë që në vazo të mos mbetet brez ajri.
Bimëve që kanë rrënjë shumë të degëzuara u priten fundet e tyre. Kjo ndihmon në daljen e shumë rrënjëve të reja dhe në rritjen e bimës.
Për të gjitha kaktuset mund të përdoret një përzjerje argjil-plis, dheu gjethor dhe rërë në sasi të barabarta. Këshillohet që të hidhen copa qymyr druri, suva gëlqere, tullë e copëzuar dhe superfosfat kokrrizor. Duhet të kemi kujdes që dheu i kaktuseve të jetë i shkriftuar dhe të mos ngjishet pas vaditjes. Sidomos drenazhimi duhet bërë me kujdes duke mbuluar me dhe vetëm 2/3 e pjesës së sipërme të vazos. Në qoftë se mbetet uji, kaktuset dëmtohen shumë. Në dimër “armiku” më i madh i kaktuseve është lagështira.
Për të mbjellë zymbylat merren qepujka ( lloj qepe e vogël ) të mëdha të pjekura. Ato mbillen në vjeshtë, veç e veç në vazo të vjetra, me diametër rreth 9 cm, të lara mirë dhe të mbushura me dhe të shkriftuar suranor. Maja e qepujkës duhet të jetë në një nivel me buzët e vazos, kurse qepujka mbulohet me dhe deri në 2/3 e saj. Vazot me qepujkat e mbjella mbulohen me letër. Bima ujitet me ujë të ftohtë me masë. Qepujkat nxjerrin rrënjë për 2-3 muaj. Kur filizat arrijnë lartësinë 10 cm hiqet letra dhe vazoja vendoset në parmakun e dritares, duke e mësuar gradualisht bimën me dritën. Cdo 5 ditë këshillohet të hidhet në dheun e vazos një përzjerje me plehra minerale. Në qoftë se kujdesi do të jetë i mirë, bima do të lulëzojë për 3 muaj pas mbjelljes së qepujkës së saj.

Lexoni dhe: Lulet helmuese ne shtepi, gabimet qe nuk duhet te beni!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X