Si eshte nje dite plazhi para dhe pas ardhjes ne jete te femijeve

0 0

Një ditë e kaluar në plazh nuk është më e njëjta ndërsa me ju janë edhe fëmijët. Nëse më parë e bënit plazhin të qetë, tani do t’ju duhet të vraponi pas fëmijëve në mënyrë që të mos hyjnë thellë në ujë, ta lyeni vazhdimisht me krem mbrojtës, të kujdeseni të mos rrijë shumë në diell.
Por, çfarë realisht ka ndryshuar në mënyrën e të bërit plazh para dhe pas lindjes së fëmijës?
1-Koha e plazhit
Para lindjes së fëmijës kishit kohë të qëndronit në shtrat derisa ju të kishit dëshirë dhe askush nuk mund t’ju vendoste orare se kur duhet të shkonit në plazh. Dhe nëse do të bllokoheshit në trafik nuk do të shqetësoheshit aq shumë, përderisa ai ishte një vend që mund të shkonit dhe të iknit sipas dëshirës.
Pas lindjes së fëmijës ju duhet të çoheni nga shtrati herët në mëngjes pasi përveç plazhit keni edhe një rutinë të përditshme për të ndjekur. Dhe përveç kësaj nuk mund t’ja lejoni vetes të bllokoheni në trafik.
2- Sendet që merrni me vete
Para lindjes së fëmijës të vetmet gjëra që fusnit në cantë ishin syzet e diellit dhe një libër i mirë.
Pas lindjes së fëmijës gjysma e shtëpisë “shpërngulet” në plazh bashkë me ju…
3- Misioni juaj
Para lindjes së fëmijës do të ishte vetëm të merrnit një ngjyrë të bukur çokollate në lëkurën tuaj.
Pas lindjes së fëmijës misioni juaj është të vraponi sa më shumë pas fëmijës në mënyrë që të arrini t’i vendosni sa më shumë krem mbrojtës.
4- Në breg të detit
Para lindjes së fëmijës ju uleshit shpesh në breg të detit dhe vështronit e qetë dallgët.
Pas lindjes së fëmijës uleni në breg të detit e shqetësuar se mos një dallgë frikëson fëmijën tuaj.
5- Rrobat e banjës
Para lindjes së fëmijës mundohesh të zgjedhësh bikini më të bukura dhe të ngushta që ndodhen në dyqan.
Pas lindjes së fëmiëjs bikinit do të konsiderohen një makth!
6- Qetësia
Para lindjes së fëmijës nëse ju do të gjenit një cep për të qëndruar e qetë nuk do të kishtë asnjë gjë që do t’ju bënte të çoheshit.
Pas lindjes së fëmijës sapo gjeni një cep për t’u ulur e qetë, fëmija do të ketë nevojë të shkojë në banjo!
7- Rëra
Para lindjes së fëmijës mjaftonte të shkundit pak këmbët dhe mund të futeshit e qetë në makinë.
Pas lindjes së fëmijës mund të gjeni rërë kudo, madje edhe në vendet që nuk e kishit menduar më parë.

Lexoni edhe: Vera kalon shume shpejt, ndaj dua ta bej sa me shume magjike. 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X