7 gabimet me te shpeshta qe bejne nenat e reja

0 0

Ky është një artikull shumë interesant që i referohet nënave të reja si edhe atyre që presin të bëhen të tilla. Ja cilat janë gabimet më të shpeshta që ato bëjnë pas lindjes së fëmijës.

• Kërkojnë të rikuperojnë shumë shpejt. Kjo dëshirë e rrit edhe më shumë mundësinë e hyrjes në krizë pas lindjes. Nëna fillon të ndihet keq dhe në ankth në lidhje me pamjen e jashtme.
• Përpiqen të presin thonjtë e fëmijës ndërsa është zgjuar. Pse duhet ta bëni këtë kur mund t’i prisni më me lehtësi ndërsa ai është në gjumë? Atëherë ai lëviz më pak dhe mundësitë për ta lënduar janë shumë të vogla.
• E nënvlerësojnë veten. Ato e bëjnë këtë sidomos nëse është fëmija i tyre i parë. Mbani mend se edhe pse është e vështirë, askush nuk mund të dijë apo bëjë dicka më mirë se ju në lidhje me fëmijën tuaj.
• E përjashtojnë babain. Është pikërisht kjo ideja që e frikëson një mashkull. Kjo është diçka e gabuar! Ju keni një lidhje më të mirë që në fillim me fëmijën, prandaj kërkoni ndihmë nga bashkëshorti juaj në mënyrë që edhe ai të përkujdeset për të. Kjo do të forcojë më tepër marrëdhënien e tyre.
• Përdornin gjithnjë të nëjtin çuço për fëmijën. Forma e tij duhet të ndryshohet 2-3 herë në muaj me qëllim që ai të pranojë më me lehtësi çdo formë.
• Nuk bën asnjëherë pyetje, edhe pse ka shumë dyshime. Në fakt mjkeu është pikërisht për atë gjë dhe ju nuk duhet të ndiheni keq ta pyesni në lidhje me shqetësimet apo dyshimet tuaja.
• Nënat kanë frikë të kërkojnë ndihmë. Edhe kjo është diçka e gabuar. Ju duhet të ndiheni të lira të kërkoni ndihmë, mund ta bëni këtë tek gruaja më e afërt që keni pranë jush.

Lexoni edhe: Momenti i duhur per aktivitet fizik pas lindjes me operacion

Qumesht formule apo qumesht lope?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X