Cuco, 10 gjerat qe duhet absolutisht te dini

0 0

Ju mund të përdorni biberonin gënjeshtar (çuçon) pas muajit të parë nëse fëmija e preferon, i cili sipas disa studimeve e mbron fëmijën edhe nga SIDS (vdekja e papritur e laktantit në gjumë). Këshillohet që pas vitit të parë të jetës, fëmija të mësohet të mos e mbajë më biberonin gënjeshtar.
Ja 10 gjërat më të rëndësishme që duhet të dini rreth këtij objekti aq qetësues për fëmijën:
1- Cili është materiali më i mirë?

Këshillohet të përdoret silikoni gjatë muajve të pare të jetës, dhe nga muaji i 4-6 ai i llastikut. Kjo pasi silikoni është më tepër rezistent ndaj sterilizimit dhe për këtë arsye këshillohet të përdoret gjatë muajve të parë të jetës, ku higjena është shumë e rëndësishme. Gjithashtu këshillohet të përdoret në kohën kur fëmijës nuk i kanë dale dhëmbët, pasi është material tepër delikat dhe për pasojë fëmija mund ta këputë dhe ta gëlltitë. Gjithashtu duhet të theksojmë se llastiku mbledh më tepër pluhra dhe për pasojë bakterie.
2- Cila është forma më e mirë?
Biberoni gënjeshtar mund të jetë në formë qershie, pike apo anatomike. Çdo fëmijë ka preferencën e tij, por në përgjithësi preferohet ai në formë qershie duke qënë se i ngjan më tepër thithit të gjirit. Biberoni në formë pike dhe anatomik përdoret më teper nga fëmijët më të rritur.
3- Mund të ndikojë përdorimi i çuços në procesin e gjidhënies së fëmijës?
Këshillohet që tek fëmijët e porsalindur të fillohet të përdoret çuço nga java e 4-6, kohë gjatë së cilës fëmija ka stabilizuar mirë pirjen e gjirit, kështu ai nuk do të ketë ndikim negativ në këtë proçes.
4- Po tek fëmijët e lindur para kohe?
Njihen raste që fëmijës së lindur para kohe i është vendosur çuço në gojë që në momentin që ndodhet në inkubator, në mënyrë që ai të mësojë sit ë thithë dhe të gëlltitet, kjo pasi thithja e çuços është e ngjashme me atë të biberonit. Gjithashtu ai mund të përdoret edhe si analgjezik për të qetësuar fëmijën, sidomos në momentet e kryerjes së injeksioneve.
5- Çuço mbron fëmijën nga SIDS
Ende nuk është e qartë mekanizmi me të cilin biberoni gënjeshtar e mbron fëmijën nga SIDS, por tashmë është vërtetuar shkencërisht se ky fakt është i vërtetë, dhe duhet përdorur sidomos gjatë muajve 1-6 të jetës. Megjithatë nënat nuk duhet të shqetësohen për t’ja vendosur çuçon në gojë fëmijës nëse gjatë gjumit i bie. Mjafton ta ketë në gojë kur ta zërë gjumi.
6- Biberoni fallco nuk e bën me vese fëmijën tuaj
Biberoni nuk duhet të vendoset në gojën e fëmijës në çdo moment që ai qan, kjo pasi prindi duhet të mundohet të kuptojë arsyen e të qarës. Ai shërben për ta qetësuar në disa situata dhe nëse përdoret në mënyrë të kontrolluar fëmija nuk do të bëhet i varur nga ai.
7- Kur duhet ta mësojmë fëmijën pa të?
Idealja do të ishte midis muajit të 10-12, kjo pasi përdorimi i tepërt në moshë më të madhe mund të shkaktojë otit. Kjo ndodh sepse thithja e tepër e fëmijës do të shkaktojë një refluks të sekrecioneve nazo-faringe drejt tubave të Eustakut.
8- Deri në moshën 2-vjeçare nuk ka asnjë rrezik për dhëmbët
Sipas mjekësve, ndryshe nga përdorimi i gishtit, biberoni fallco nuk shkakton asnjë dëm tek dhëmbët nëse përdoret deri në moshën 2-vjeçare, kjo pasi gishti ushtron një forcë më të madhe në qiellzën e fëmijës dhe është një ves që hiqet më me vështirësi. Mos e përdorni asnjëherë çuçon të lyer me substanca të ëmbla si sheqer, mjalt, pasi ky i fundit nëse përdoret në moshë të vogël mund të shkaktojë infeksion.
9- Higjena e çuços
Deri në muajin e 6-të ju duhet ta sterilizoni biberonin disa herë në ditë, sidomos nëse bie në një vend të papastër, dhe më pas mjafton ta lani me ujë. Nuk është e nevojshme ta lani nëse ai bie në çarçafin e fëmijës. Evitoni futjen në gojën tuaj të biberonit nëse bie në një vend të papastër dhe nuk keni mundësi ta lani. Pështyma juaj përmban disa baktere të dëmshme për fëmijën.
10- Sa herë duhet ndërruar?
Biberoni duhet ndërruar çdo 2 muaj qoftë për arsye të ndryshimit të masës, pra për ta përshtatur me gojën e fëmijës edhe për arsye higjene, dhe mbi të gjitha duhet ndryshuar nëse çahet (silikoni) apo shfaq lezione (llastiku).

Leconi dhe: Heqja e çuços, trajtojeni fëmijën si të rritur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X