Të gjithë prindërit duhet të dinë se dalja e dhëmbëve tek fëmijët është e ndryshme për fëmijë të ndryshëm. Gjithsesi janë 7 fakte që ju duhet të keni parasysh në lidhje me këtë proçes. Ja cfarë këshillojnë mjekja pediatre e çertifikuar në “Pediatric Associates of New York” dhe “NYU Langone Medical Center”, Dina DiMaggio, si edhe Julie Cernigliaro mjeke pediatre e specializuar në fushën e stomatologjisë infantile pranë “Pediatric Dental Residency Program” në Brooklyn, ku edhe ushtron profesionin e saj si drejtuese e qendrës.
- Dalja e dhëmbëve për shumë fëmijë ndodh ndërmjet muajit të 6-12
Ata do të fillojnë të fusin sende dhe duart në gojë që në muajin e 3, megjithatë dhëmbi i parë zakonisht del në muajin e 6. Disa fëmijë mund të mos kenë ende asnjë dhëmb në ditëlindjen e parë. Zakonisht del i pari dhëmbi poshtë, dhe në vitin e 3 të jetës dalja e tyre ka përfunduar.
- Fluori është shumë i rëndësishëm
Fëmija duhet të pijë ujë të pasur me këtë element si edhe të konsumojë ushqime që e përmbajnë atë. Ai duhet të futet në dietën e fëmijës në muajin e 6.
Këtë mund ta bëni me anën e një masazhi tek xhinxhivat, duke i ofruar dicka të ftohtë (ujë, kos, një lodër etj), apo një medikament me përbërje paracetamoli i cili do ta qetësoj disi këtë dhimbje. Flisni me mjekun për t’i dhënë dozën e duhur.
- Kujdes me varësen “Amber”
Nëse do të përdorni një të tillë duhet të bëni kujdes pasi fëmija mund ta shtrëngojë shumë dhe të mbytet.
- Duhet të pastroni dhëmbët e fëmijës
Këtë duhet ta bëni dy herë në ditë duke përdorur një pastë dhëmbësh me përbërje fluori në një sasi shumë të vogël (gati sa një kokërr orizi). Në moshën 3 vjeçare sasia e pastës duhet të jetë sa një kokërr bizele.
- Mund të shfaqet fillimisht dhëmbi lart
Zakonisht të parët shfaqen dhëmbët e poshtëm, megjithatë tek disa fëmijë mund të ndodhë e kundërta. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
- Caktoni një takim tek mjeku
Është shumë e rëndësishme që mjeku i dhëmbëve të kontrollojë gojën e fëmijës si edhe ecurinë e proçesit deri në ditëlindjen e parë të fëmijës.
Lexoni edhe: Bebi po qan? Disa truke per ta qetesuar
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu