Sipas mjekut Antonio Sacchiero të gjithë prindërit duhet të njihen sa më shumë me xhinxhivitin, i cili është një problem tek xhinxhivat e fëmijës dhe që mund ta prekë atë edhe më moshë të vogël. Në përgjithësi është një patologji me origjinë bakteriale dhe krijon plagë në zonën e mukozave të gojës.
Përse shkaktohet xhinxhiviti?
Kjo patologji është me origjinë bakteriale, ku bakteriet shumohen si pasojë e akumulimit në këtë zonë të gojës së një sërë ushqimeve. Më pas ato kthehen në burim bakteriesh. Gjithashtu mund të shkaktohen edhe nga mungesa e vitaminës C dhe B në ushqime, marrja e disa medikamenteve etj. Një rol të rëndësishëm luan edhe faktori gjenetik.
Cilat janë simptomat?
- Gjakosje të xhinxhivave;
- Fryrje;
- Largimi i xhinxhivave nga dhëmbët;
- Aromë e keqe e gojës.
Si duhet të trajtohen?
- Higjena e mirë është shumë e rëndësishme. Kjo do të jetë një formë për të parandaluar gjakosjen dhe fryrjen e mishrave të dhëmbëve. Pasi fëmija konsumon ushqim duhet të lajë dhëmbët dhe nëse nuk ka ende asnjë dhëmb t’i pastrohen xhinxhivat me një garzë me ujë.
- Fëmija duhet të ushqehet shëndetshëm. Nuk duhet të konsumojnë ushqime me sheqer apo kekë dhe biskota industrial. Dieta duhet të përmbajë sa më shumë vitamina dhe sidomos vitaminën C.
- Duhet të konsumojë një caj malve (lule) e cila qetëson xhinxhivat e gjakosura. Idealja do të ishte të konsumohej në darkë.
Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?
- Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
- Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
- Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
- TV (13%, 78 Votes)78
- Muzike (8%, 49 Votes)49
- Libra (5%, 30 Votes)30
Total Voters: 586
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu