5 zakonet e mengjesit qe ju bejne te fitoni peshe

0 0

Pas lindjes duhet të filloni dalëngadalë të mendoni për kthimin e trupin në peshën e mëparshme, pa e sforcuar veten dhe duke ndjekur fillimisht disa zakone të mira. Më pas duhet të kontrolloni edhe ushqimin, aktivitetin fizik etj. Por fillimisht mendoni të eleminoni disa zakone të cilat ju bëjnë të fitoni edhe më shumë peshë.

Cilat janë 5 zakonet e mëngjesit që ju bëjnë të fitoni peshë?

Gjumi i tepërt
Kjo mund t’ju duket e çuditshme pasi keni sjellë në jetë një fëmijë, megjithatë ka nëna që kalojnë çdo sekondë të ditës në gjumë në momentin që fëmija fle. Kujdes pasi gjatë gjumit çlirohet kortizol, i cili shton ndjesinë e urisë. Idealja do të ishte 7-9 orë gjumë.

Visheni dhe bëheni gati në errësirë
Sipas një studimi të publikuar në “Plus one”, nëse grilat tuaja nuk do të hapen pasi zgjoheni do të humbni përfitimet që dielli sjell tek ju në lidhje me rënien nga pesha. Sipas këtij studimi, njerëzit që çohen herët në mëngjes kanë një peshë trupore më të mirë, kjo pasi trupi sinkronizon kohën e zgjimit dhe favorizohet edhe metabolizmi nga rrezet bojëqielli që dielli jep në mëngjes.

Nuk e rregulloni shtratin
Sipas një studimi, njerëzit që rregullojnë shtratin bëjnë një gjumë më tepër cilësor krahasuar me ata që nuk e bëjnë këtë gjë. Gjithashtu ata janë më të prirur për të përgatitur një mëngjes të mirë si edhe për të marrë një vakt nga shtëpia në punë (nëse e keni një të tillë).

Evitoni ngjitjen e shkallëve
Nëse keni mundësi lëvizni sa më shumë me shkallë dhe jo në ashensor. Këto lëvizje do t’ju ndihmojnë të qëndroni në formë.

Nuk konsumoni një mëngjes të mirë
Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Tel Aviv, personat që konsumojnë një mëngjes të mirë, me kalori në vlera normale, me proteina dhe karbohidrate, janë më pak të prirur për të konsumuar ushqim në sasi të mëdha gjatë ditës. Gjithçka fillon nga një mëngjes i mirë!

Lexoni edhe: 8 keshilla si te zgjohemi heret ne mengjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X