5 Problemet shëndetësore që mund të zgjidhen duke qarë

Gratë në përgjithësi qajnë rreth 3.5 herë në muaj, ndërsa burrat derdhin lot rreth 1.9 herë në muaj (sipas studimeve në SHBA).




0 0

Sidoqoftë, shoqëria shpesh e sheh të qarin si një shenjë dobësie. Por nëse ndieni nevojën për të qarë, mos i mbani lotët. Kjo pasi lotët në të vërtetë mund të sjellin më shumë përfitime shëndetësore se sa mendojmë ne.

Ja disa prej tyre:

  1. Stresi

Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarat mund t’i ndihmojnë njerëzit të qetësohen gjatë një periudhe stresuese. Rezultatet e të qarit nuk janë të menjëhershme, dhe mund të duhen disa minuta para se trupi të fillojë të qetësohet.

Sipas studiuesve, e qara aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS). Kur aktivizohet, PNS ka një efekt qetësues në tru.

  1. Tensioni i gjakut

Presioni i lartë i gjakut mund të çojë në disa probleme  serioze shëndetësore si goditje në zemër, sulm në zemër,  madje edhe dështim të veshkave. Por lajmi i mirë është se sipas disa studimeve, të qarat jo vetëm që ulin tensionin e gjakut dhe e mbajnë atë nën kontroll, por një seancë e qare rregullon edhe pulsin e zemrës.

  1. Akumulimi i toksinave

Lotët që rrjedhin nga sytë tuaj ndërsa qani mund të pastrojnë mbeturinat, si tymi dhe pluhuri në sy. Gjithashtu, kur qajmë, lotët tanë nxjerrin toksinat që grumbullohen në trup për shkak të stresit. Kjo heqje e toksinave ndihmon në uljen e niveleve të kortizolit në trup, duke rezultuar kështu në një gjendje shpirtërore më të mirë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që ne shpesh ndiejmë lehtësim pasi kemi qarë një copë here.

  1. Luhatjet e humorit

Nëse po pyesni veten pse sjellja juaj është bërë agresive dhe vazhdoni të ndjeheni të shqetësuar dhe irrituar kohët e fundit, atëherë duhet të dini që nuk mund të ketë një përgjigje përfundimtare. Luhatjet e humorit mund të ndodhin për arsye të ndryshme. Një arsye e tillë është akumulimi i manganit në trup.

Kur qajmë, ky mangan i tepërt del nga trupi së bashku me lotët tanë. Kjo zvogëlon përqendrimin e tij në trup, dhe, si rezultat, ju bën të ndjeheni më të qetë.

  1. Dhimbje

Kur përjetojmë dhimbje fizike, lotët shpesh “shpërthejnë” në mënyrë të pavullnetshme. Kjo është mënyra e trupit për të zvogëluar ndjesinë e dhimbjes. Hulumtimet kanë zbuluar që përveç të qenit qetësues, procesi i nxjerrjes së lotëve  çliron oksitocinën dhe endorfinat. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndjehen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjet fizike dhe emocionale.

Mos harroni se lotët mund të dalin si për shkak të dhimbjes ashtu edhe lumturisë. Qani shpesh? A ndjeheni të lehtësuar më pas? Na shkruani në komentet më poshtë.

Lexo edhe: Lotet e dashurise, sprove e jetes sime! Fituesja e konkursit “Histori personale”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X