Lotet e dashurise, sprove e jetes sime! Fituesja e konkursit “Histori personale”

0 0

Lotet e dashurise, sprove e jetes sime!
U dashurova ne nje moshe shume te re, me nje djale afersisht dhjete vjet difernece ne krahasim me mua!
Qe ketu, theksoj se dashuria nuk njeh moshe! Per te rrefyer historine time, do me duhej te shkruaja nje roman me vellime. Kur e kujtoj historine time me vjen te qaj, aq e bukur dhe nostalgjike qe ka mbetur ne kujtesen time! Qe ne vegjeli e njihja personin e enderrave te mia, por nuk dija te dashuroja atehere, isha krejt nje femije dhe personin ne fjale e shikoj si nje djale te rritur, kaq ! Kisha respekt per te, pasi e shikoja si nje te rritur. Ky jetonte te dajat e mi , pra jane fqinj vetem rruga i ndan. Ardhja ime shpesh te daja si kur isha e vogel , dhe kur u rrita , nga perfundimi i klases se nente me beri t’a njoh dhe keshtu lindi dashuria jone! Kur e shikoja, kur shkoja te daja e pershendesja, me pershendeste, por jo ne kendveshtrimin qe do te kishim dicka pas pak vitesh! Dashuria vertet nganjehere nuk mer parasysh disa gjera, por theksoj qe une edhe pse isha e vogel per te vendosur me vullnetin tim qe une kete djale e dua dhe dua te kaloj jeten me te, kishte ne fokus disa kritere te forta per mua, pasi e njihja sepse e kisha pare gjithmone kur vija te dajat, po ashtu dija per te qe ishte i arsimuar dhe punonte ne profilin e tij qe kishte perfunduar. Po ashtu me se shumti u dashurova me te kur mesova se ishte udhezuar ne fene Islame dhe ishte nje besimtar i devotshem me aq sa e njihja une. Gjetem nje mundesi komunikimi, dhe shprehem mendimet dhe simpatine qe kishim krijuar per njeri tjetrin! Kjo arritje me dukej si nje enderr, ku edhe sot s’arrij ta besoj ! Takimi i pare u realizua me dy shoqeruese , motra ime dhe nje moter besimtare me e rritur se une. U takuam te katert dhe shprehem balle per balle ato qe ndjenim per njeri tjetrin. Ky takim ishte filli i dashurise sone, kandili qe u ndez per ne duke na shoqeruar ne hapat tone! Por, kandili nuk zgjati shume ! U shua! Vite te bukura, te papershkrueshme, dashuri e cila u godit per nje muaj kohe, nje muaj na u desh per t’a vrare dashurine. E mohuam, qelluam mbi te si te pashpirt, e lame ne meshire te fatit, si pasoje e nje force “negative” jashte ne te dyve! Po si mund t’a perballoja une dicka te tille! Kur dashurine e vleresova aq shume, saqe mendoja se jeta ime sdo kishte me kuptim! Por , besimi tek Zoti ishte per mua nje mbeshtetje shume e madhe, pasi lotet e mi i di vetem Zoti i Gjithesise, sepse cfare kishim ne zemer askush nuk e dinte pervec tij. Nuk e ndaja dot dhimbjen e dashurise me te tjeret, pasi nuk doja te lija gjurme, doja t’a harroja njehere e mire pergjithmone, kete loje ku dola e humbur dhe e “zhgenjyer”! Nuk e fajesoja dot ate qe doja, nuk i ze faj as sot, e kam kuptuar shume mire atehere, sepse keshtu ndodh kur duhen dy persona. Edhe pas kesaj dallge qe me serviri jeta, mora guximin qe t’i lejoj vetes mundesi per te hapur nje dritare te re! Ashtu bera edhe pse me zemer te plagosur, durimi ishte ai ilaci qe ushqente shpirtin tim, dhe fale tij arrita ketu ku jam sot!

Duke ju rikthyer edhe njehere titullit te historise sime, theksoj qe ishte vertet nje dashuri e paster dhe e forte mes nesh , edhe pse lotet e te dyve shprehnin qarte ate qe ndjenim per njeri tjetrin, por e tille eshte jeta, nganjehere mohuese e realitetit! Kam qene nje vajze serioze gjithmone, si ne shkolle dhe kudo , pasi isha “fanatike” ne vetvete , nuk shoqerohesha me shoke, qe e vogel kisha si parim qe i vetmi djale qe do kisha ne jeten time do ishte ai qe do te dashuroja , i pari dhe i fundit , sic ekzistonte ne perralla ” Ata jetuan bashke dhe te lumtur pergjithmone” ! Edhe sot e kesaj dite me kete parim vazhdoj. Po qendroj dhe pak te ai mujori i ndarjes sone , isha gjimnaziste ne shkolle ne vitin e trete, ne klase rrija si e “hutuar”, aspak e perqendruar ne mesim, lotet e mi gjithmone ishin te njomur nga lotet, cdo pese minutash pushimi, per mua ishte vetmi ku nxirrja ate ngushtim dhe dhimbje qe kisha nga brenda, e pamundur per t’a fshehur dhimbjen qe po me shkaterronte cdo dite, por as nata per mua nuk ishte aspak e qete, shfrytezoja rastin kur shoqja e dhomes nuk ishte aty, dilja ne dritare ngrija koken nga qielli dhe lutesh tek Zoti. Lutja ime nuk ishte o Zot me bashko me personin qe dua, por ishte:” O Zot nese ky djale qe dua eshte i hajrit per mua na bashko serisht, nese jo ma bej te lehte ndarjen prej ti”. Kjo lutje me qetesone dhe ceshtjen time i’a kisha lene ne dore Zotit, edhe pse cdo kontakt i yni kishte marre fund. Fjalet e fundit tonat ishin: “Keshtu qenka caktuar fati per ne , qe ne te mos jemi bashke, atehere qofsh i/e lumtur me fatin qe ka caktuar Zoti per ty”. Fjale te cilat zbusnin pak dhimbjen tone, por ishte hapur nje plage qe nuk do te sherohej lehte. Kaloi gati nje muaj, ishte fundjave per te shkuar ne shtepi , gjate javes ne konvikt kisha marre telefonate nga familja qe dikush kishte kerkuar doren time te babai im per fejese, keshtu qe kur te shkoja ne shtepi do te pinim nje kafe si njohje me njeri tjetrin, po ashtu para pak kohesh sapo isha ndare me kishte ardhur nje kerkese per fejese nga nje djale musliman besimtar qe ma kishte sugjeruar nje e afermja ime, por kesaj kerkese i thash jo akoma pa e pare, pasi kisha vendosur qe te marr ne kosiderate rastin e babait tim, plus qe ishte me afer . Shkova te shtunen ne shtepi, te dielen e kishim lene per kafe me njohjen e pales tjeter, edhe pse e kisha shume te veshtire per ta hedhur kete hap, nuk doja te justifikohesha me genjeshtra para babit, por pranova deri ne kete moment. Pasi erdha ne shtepi, vendosem me mamin te shkonim te dajat, thashe me vete po shkoj edhe nje here te dajat para se te marre nje tjeter rrjedhe jeta ime. Erdha te dajat , rruges takova mamin e djalit qe doja, e pershendeta si dikur , me nje pershendetje te thjeshte pasi me vinte zor , ngaqe e dija qe une isha diskutuar ne familjen e tyre. Ndenja pak te dajat kur vjen motra e djalit me te cilin une kisha nje muaj qe isha ndare, e takova pasi une e kisha shoqe , dhe ja lejova vetes kete takim pasi ajo s’kishte lidhje me lidhjen tone. Me pyeti nese kisha folur me vellain e saj , i thash jo ka marre fund gjithcka. Me kerkoi qe kur te kisha mundesi deri ne mbremje t’a merrja ne telefon, pasi ai kishte kerkuar dicka te tille, i thash nese do mundem po, megjithese ne skemi me pune bashke. Filloi duke bere muhabet me shoqen time, duke gjetur guximin per ta konsideruar si gjithmone, edhe pas kesaj , pasi vertete ishte ishte e veshtire per mua. Fillova duke i treguar qe kshu kshu puna, neser do takoj nje djale, pasi me kane kerkuar doren te familja ime , e kshu me radhe. Pime kafen bashke dhe e percolla. Ishte erresuar, erdhi babi per te na marre me makine te dajat, per te shkuar ne shtepi. Sapo erdhi i kerkova telefonin , i thash qe me duhet te bej nje telefonate, dola ne koridor teksa po fermoja numrin per te telefonuar djalin qe me kishte kerkuar me te cilin tashme isha ndare qe nje muaj, degjoja babain qe po i thoshte mamit si e ka vendosur goca per neser, mami i tha po ta ka lene ty ne dore, pasi babi i njihte shume mire familjen dhe ate djalin qe me kishte kerkuar per fejese. E marr ne telefon, dhe i them “pse me ke kerkuar” , ai me shaka thote qe “nuk te kam kerkuar”, i thash “me fal se qenkam informuar gabim dhe me fal per shqetesimin”, ai me tha ” ska gje, flasim pak per qejf”, i thash ” me fal , por skam kohe te flas kot me ty , besoj as ti”, edhe ai me tha ” ke te drejte , por gjerat jane rreguar dhe une gjate kesaj kohe jam menduar gjate , dhe kjo kohe me ka ndihmuar shume qe une te kthjellohem me veten time, e di qe te kam lenduar, te kam shkaterruar dhe nuk e di nese zemra jote ka vdekur tashme per mua”! I Thash “kur njeriu vdes nuk zgjohet me, perderisa une te mora serish ne telefon , kjo do te thote qe zemra ime ende s’ka vdekur , por ama tani jam shume e lodhur, me tha ” nuk je e kenaqur qe po te them keto gjera, i thash “Falenderimi i takon Zotit, por nuk e di cte them pasi neser kemi lene nje takim me dike tjeter”, me tha ” thuaj jo cdo kerkese , sepse neser do te vije babai im te takoje babain tend , per t’i kerkuar doren”. Mbyllem telefonaten nuk e kuptoja cpo ndodhte me mua, vertet ndarja me kishte lodhur shume, habitesha me veten si ka mundesi qe gjerat erdhen keshtu, u bene tre mundesi zgjedhje per mua, nder to ishte dhe djali qe une shume e doja, durimi im u shperblye shume shpejt, saqe Zoti me dha mundsine te zgjedh ku te doja une, Zoti vertete eshte mbeshtetja me e mire qe ka nevoje njeriu. I tregova babit te gjithe historine time, i thashe se si ishin gjerat ne te vertete, dhe babi me tha ” si do te veprosh”, i thashe “meqe kete djalin qe e kam dashur dhe e njoh, them qe te shohim kete rast, pra vendosa qe dashuria jone te merrte serish jete dhe gjalleri si dikur! Keshtu u vendos , u takuam dy familjet, pas nje jave shkuam ne xhami me familjet tona ku para Zotit u shpallem burre e grua, per te kaluar jeten bashke.
Keshtu vijoi dhe fejesa jone, pas nje viti e gjysem fejese u martuam, e realizuam dasmen tone ashtu sic e ideuam vete ne te dy, e shijuam aq shume saqe nuk me besohet qe dashuria jone u finalizua ne kete forme kaq te bukur. Gjate fejeses kishim folur per shume gjera, nder to ishte edhe biseda qe kishim bere duke menduar se kur duam te behemi me femije, une sapo kisha mbaruar vitin e pare te shkolles se larte, gjate pushimeve u martuam, kishim menduar qe bebin do t’a nisnim sapo te martoheshim me emrin e Zotit. Pas nje muaji martese , kuptova qe prisja nje femije, u gezuam shume te dy, ishte nje ndjenje e papershkrueshme, une u martova ne fund te gushtit, kur erdhi tetori mu desh te shkoja ne shkolle per te vazhduar vitin e dyte , isha shtatezane, por edhe pse ne kete gjendje, Zoti me ndihmoi t’a perfundoj kete vit shkollor me sukses edhe pse me shume mund dhe sakrifica, prisja nje vajze. Nje vit shkuam bashke ne universitet, ndiheshim shume te lumtur, dhe ne majin e ketij viti erdhi ne jete vogelushja ime. Tani te tre ndihemi shume te lumtur, ky fryt i dashurise sone na ka perforcuar me shume dhe ndihemi shume te bekuar nga Zoti. Vajza ime tani eshte tre muajshe, eshte drita e syve tane. Nuk gjej me fjale per te pershkruar, por di te them qe njeriu, duhet te tregohet i kujdesshem dhe i duruar per t’a perballuar cdo situate te jetes, sepse asgje ne jete nuk arrihet pa mund dhe sakrifice. Sot vazhdojme te tre , me synime dhe nje vizion mjaft te qarte per jeten tone, gjithmone me mbeshtetjen tek Zoti. Dashuria triumfoi, lotet e hidhur u shnderruan ne lot gezimi, epo kjo ishte sprove per ne e cila u kalua me durim, dhe shume shpejt Zoti na shperbleu ndryshe nga ç’prisnim.

Lexoni edhe: Ajo eshte historia me e bukur e dashurise qe ajo smundi ta jetonte kurre, por qe une cdo nate e pasqyroj ne endrrat e mia nen refleksin e erresires. 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X